Auron Tare: Vërshimet e njerëzve dhe mungesa e restaurimit kërcënojnë Butrintin

Edona Llukacaj

Në një kohë kur prishja ose jo e godinës së Teatrit Kombëtar ka përfshirë shumicën e diskutimeve të opinionit publik, eksperti Auron Tare vë theksin në lënien pasdore të një objekti me vlera marramendëse për kulturuën e popullit tonë.

I ftuar në emisionin “Arena,”  Tare tha se Butrinti po vuan të njëjtin problem që ka Venecia sot apo Dubrovniku. Duke theksuar se mbipopullimi dhe mungesa e restaurimit po rrezikon dëmtimin e këtij momenti tepër të rëndësishëm për kulturën shqiptare, ai propozoi një metodë bashkëkohore të ruajtjes së objekteve, e cila është reduktimi i vizitorëve në rrënojat e qytetit antik.

Auron Tare tha: “Butrinti sot ka një problem tjetër. Ka vërshim të jashtëzakonshëm njerëzish. Nuk është më ajo magjia që ti shkoje dikur. Ti ke autobusë, autobusë, që nuk ke ku parkon më. Ka humbur magjia. Përvec humbjes së magjisë, që është pjesë e turizmit, është impakti në monument. Kur nuk ka restaurime për një kohë të gjatë. Butrinti po vuan të njëjtin problem që ka Venecia sot apo Dubrovniku. Këto lloj vendesh kanë thënë ju lutem si mund ta pakësojmë turizmin.

Dikur kemi bërë një plan menaxhimi si të rrisnim turizmin në Butrint, unë sot kam thënë dhe publikisht si të reduktojmë numrin e shkuarjes sepse kërcënohet monumenti, Teatri. Ka modele në botë. Vetë Saranda ka 102 monumente të kategorisë së parë por  nuk i njeh njeri. Nuk ka një shprëndarje të njerëzve dhe të gjithë shkojnë në Butrint. Një shembull. Ke shumë muaj që shkarravitin, s’ka restaurim për teatrin e Butrintit.”

e.ll./dita

Share This Article
8 Comments
  • Perse te mos e japim edhe Butrintin me PPP? Teatrin e Butrintit e shembim dhe ndertojme nje te ri bashke me ca kulla e qendra biznesi! He Auron si thua? Ke tallur trapin gjashte vjet ne karrige e tani ankohesh per nje gje qe e ke pasur pergjegjesine vete. Vemje!

  • Auron Tare ketu ia ka futur kot. Nuk thote shyqyr qe ka kaq shume turiste që vizitojne Butrintin, por ankohet pse ka kaq shume… Vjet Tare me te drejte ngriti opinionin publik per çudirat qe bente Mirela Kumbaro me Genta Mara Sulon. Kurse sot e ka nderruar pllaken. Mos valle Tare ka ndonjë hall PPP-je me AADF-ne e Martinit dhe Sandrit?

    • jo plako nuk ka asnje hall Tare pasi ka nje qendrim prej 20 vjetesh ne mbrotje te Butrintit. Por duhet kuptuar qe vershimi i pa kontrolluar ne site arkeologjike demton rende monumentin. kaq pak duhet kuptuar apo jo?

  • Epo kur flet edhe ky byth….qir, qe per ca kupona me vlere qe quhen Euro, vuri pllake perkujtimore te Sulltan Muratit ne kalane e Krujes, simbolit kombetar te Skenderbeut dhe qendreses anti Otomane. Ja keta jane ata qe ju dhimbset “historia” e “trashegimia” kombetare.

    Po kur del Aqifi qe shkruajti Himnin e Turqise si hero Shqiptar, c’fare tjeter nuk pret nga keta zvarranike

    • Reagimi yt le te kuptosh se komenti i “Larg duart nga Butrinti” ta paska percelluar sumatricen. A mundesh t’na sqarosh pak se cfare filozofie duhet per te kuptuar gjuhen e vemjeve digjitale?

  • Tare mund te jete menazher,tregtar,hipnotizator,por me ate kulture te cunget te kursantit te Zall-Herrit nuk mund te jape mend profesionalisht,sepse nuk eshte profesionist..
    E para duke mos qene restaurator monumentesh dhe as arkeolog dhe historian,,nuk mund te jape receta per vizitushmerine e Butrintit
    Si amator diletant mund te jape sugjerime te Kryemin istri per te investuar te pakten fitimet qe nxjerr Butrinti nga turizmi,, ne RESTAURIME,SHESHE,AKOMODIME JO PRIVATE NE BUTRIN.
    Keto Restaurime nuk mund te behen nga firma maloke ndertimi,sic ndodhi ne Apoloni,Gjirokaster etj,se ne vend te vesh vetullat,heq syte.
    Paraardhesi i Tares,Tarja vete,dhe pasardhesit e Tares ne Butrint, vjedhin eurot e biletave te hyrjes ne Butrint,qe nuk jane pak.Tani Tarja jep mend se e ka kryp djathin,eshte bere edhe ambasador i UNESKO-S
    Tarja te behetr edhe drejtor i OKB,por une Taren nuk e ve dot as roje ne Butrint.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *