Australi/ Autoritetet u kërkojnë udhëtarëve fjalëkalimet e celularëve

Amelda Amelda

Shteti australian është goditur nga një tjetër skandal, pasi disa udhëtarë janë ankuar se ekipet e sigurisë në aeroport i kishin kërkuar ti kontrollinin telefonët e tyre celularë, madje i kanë kërkuar edhe fjalëkalimet.

Njëri nga udhëtarët ka deklaruar se ai së bashkë me partneren u detyruan të shkruanin fjalëkalimet e celularëve të tyre me kërkesë të zyrtarëve të kufirit, në kohën kur ata u kthyen në Australi, pas pushimeve disa-ditore në një ishull ekzotik.

Pas marrjes së celularëve, zyrtarët e aeroportit, i lanë për disa minuta të mbyllur në një dhomë të veçantë, pa u thënë asnjë arsye.

Në lidhje me këtë situatë, kanë reaguar gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, sipas të cilëve një veprim i tillë është i rëndë dhe abuziv, duke e krahasuar Australinë me një diktaturë autoritare.

Zëdhënësi i Forcave Kufitare Australiane, tha se masat e marra kanë për qëllim mbrojtjen e komunitetit australian nga hakerimi, ndërsa shtoi se informacioni i sekuestruar nga telefonat e pasagjerëve ka kontribuar në suksesin e shumë operacioneve vendase të zbatimit të ligjit që synojnë aktivitete të paligjshme.

am./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *