Australi, fundoset anija me azilkërkues

redaktor

Një anije me azilkërkues është fundosur në Oqeanin Indian. Ekipet e shpëtimit nga Australia kanë arritur t’i nxjerrin 160 njerëz nga uji.

Anija u fundos rreth 220 kilometra në veri të Ujëdhesës Christmas, ku Australia ka ngritur një kamp arrestimi për azilkërkuesit.

Australia po përpiqet t’i dekurajojë udhëtime të tilla të rrezikshme dhe muajin e kaluar ka shpallur se nuk do të pranojë më azilkërkues, që arrijnë me anije. Vetëm brenda këtij viti, 18 mijë azilkërkues kanë arritur në Australi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *