Australi; hakerët kinezë vjedhin projektin e ndërtesës së agjencisë së zbulimit

redaktor

Një politikan australian ka konfirmuar raportet se piratët kompjuterikë kinezë vodhën projektet e ndërtesës së re kryesore të agjencisë australiane të zbulimit që po ndërtohet në Kanberra.

Kryeministrja australiane Julia Gillard e kundërshtoi dje këtë raport, duke e quajtur të pasaktë dhe pabazë.

Por, ligjvënësi i opozitës George Brandis tha sot se lajmi iu konfirmua atij nga organizata australiane e sigurisë së zbulimit. Ai tha se projekti i ndërtesës ishte vjedhur  nga piratët elektronikë kinezë vite më parë.

Një radio australiane njoftoi këtë javë se piratët kinezë në internet kishin vjedhur projektet e ndërtesës së re të agjencisë së spiunazhit, dhe se projektet përmbanin informacion të detajuar rreth sistemeve të sigurisë dhe të komunikimit kabllor të kësaj agjencie.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *