Klerikët katolikë duhet të përballen me padi kriminale nëse nuk raportojnë abuzimet seksuale që i tregohen atyre gjatë rrëfimit.
Ky është rekomandimi i një paneli në Australi dhe përfshihet mes 85 propozimeve të reja pas një hetimi 4-vjeçar për abuzimin institucional në vend. Anëtarët e panelit thanë se gjatë punës së tyre dëgjuan histori të frikshme abuzimi që nuk iu raportuan kurrë autoriteteve përkatëse.
Komisioni Mbretëror për Reagimin Institucional ndaj Abuzimit Seksual të Fëmijëve e nisi punën e tij në vitin 2013 dhe dëgjoi dëshmitë e mijëra viktimave. Sipas komisionit, propozimet e tij do t’i kalojnë tashmë ligjvënësve. Anëtarët e komisionit thanë se në shumë raste, priftërinjtë pedofilë treguan gjatë rrëfimit se çfarë kishin bërë, duke e ditur se sekreti i tyre nuk do t’i shkonte policisë.
Gjatë hetimit, komisioni zbuloi se 7% e priftërinjve katolikë të Australisë abuzuan me mijëra fëmijë gjatë viteve 1950 deri në 2010. Propozime të tjera të komisionit përfshijnë ndryshimin e teknikave të policisë për marrjen në pyetje si dhe metoda për të pakësuar traumën e viktimave gjatë dhënies së dëshmive.

Duhet evoluar feja e te gjitha llojit.
Ajo Myslimane ka shume per tu afruar me nivelin bashkohore civilizues te qytetrimit botenore.Ndersa kjo Katolike e ka dhjere ne ekstrem thyerjet e urdherit te Zotit.Vecse lakmojne edhe veprojne.Keto qe veprojne vertetojne qe Zoti.O, asht i pa fuqishem ose nuk ekziston.Vatikanit i del detyre te rreformohet.Te frenojne eksitimet dhe ti japin vizen martesave.Dhe diten e marteses ta caktojne me traditen shkodrane diten e hane.Ma e ballancuar me nivelin bashkohore qytetariet gjindet feja Ortodokse.Prifterinjet kane grate e tyne per te shfryer ngarkesat e testoteronit.