Australi, nëse je i lumtur, ndalohet që të duartrokasësh

redaktor

Ka shumë gjëra që fëmijët nuk mund të bëjnë në disa shkolla të caktuara të Australisë.

Një prej tyre e bëri të jashtëligjshme përqafimin. Një tjetër ndaloi që të këndoheshin këngët e Krishtlindjeve. Një shkollë tjetër fshiu fjalën “e zezë” nga strofa “be be dele e zezë”. Dhe tani edhe duartrokitja është ndaluar.

Shkolla publike nëntëvjeçare “Elanora Heights” në Sidnej, po instrukton studentët që të godasin ajrin, të shfaqin fytyra të lumtura dhe të qeshin’ në vend që të duartrokasin duart e tyre fort. Sigurisht, të gjitha këto veprime duhen bërë me lejen e mësuesit.

“Praktika është adoptuar për të respektuar anëtarët e komunitetit tonë shkollor, të cilët janë mjaft të ndjeshëm ndaj zhurmës”, shkroi shkolla në një njoftim më 18 korrik.

“Kur t’i merr pjesë në një mbledhje, mësuesit do të nxisin audiencën që ta shfaqin gëzimin heshturazi nëse është e nevojshme. Gjithashtu, mësuesit kanë arritur në përfundimin se shfaqja e gëzimeve në formë të heshtur është një mënyrë shumë e mirë që të shtosh energjinë e fëmijëve dhe t’i bësh ata më pak të lëvizshëm.

Një zëdhënës i departamentit të edukimit të Uellsit të Ri të Jugut i tha revistës “The Educator” që ndalimi për të duartrokitur aplikohet vetëm për ato mbledhje të mëdha të shkollave, dhe jo në të gjitha eventet e shkollave si dramat, koncertet apo ndeshjet sportive.

Zëdhënësi shtoi se shkolla u konsultua gjithashtu edhe me grupin e prindërve dhe qytetarëve, e këtë të fundit e mbështetën vendimin.

Ministri i Edukimit të Uellsit të Ri të Jugut, Adrian Piccoli, tha se shkolla institucionalizoi politikën për të mbështetur një anëtar të saj, i cili kishte paaftësi për të dëgjuar.

Shkollat australiane kanë ofruar disa alternativa interesante për mënyrat më tradicionale të të shprehurit të gëzimit apo të festimit, ose të shfaqësh apo të kryesh çdolloj gjendjeje emotive.

Në vend të përqafimeve, një punonjës sugjeroi që fëmijët të bënin qepalla ose të toknin grushtet e duarve.

Mësueseve të një shkolle prestigjioze me vetëm nxënëse iu kërkua që të zëvendësonin emrat si vajza, zonjusha apo femra me terma neutralë gjinorë si ‘studente’ kur u drejtohen nxënëseve.

Por këto masa kanë sjellë reagime të ashpra, sepse ata ndiejnë se shkollat po e tejkalojnë të drejtën e tyre në politikat e sjelljes.

“Unë e mbështes plotësisht diversitetin dhe që të krijohet mundësia që brezi i ri të kuptojë ekzaktësisht se çfarë po ndodh me komunitetin, por që të vihet në zbatim diçka e tillë, thjesht është qesharake”, tha redaktori i gazetës “Sunday Mail”, Peter Gleeson.

Kurse moderatori australian, Chris Smith, i quajti rregullat e reja “për të ardhur keq”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *