Australia investon 50 miliardë dollarë për nëndetëset

Leda Hysa

Australia nënshkroi zyrtarisht një kontratë prej 50 miliardë dollarësh (35,5 miliardë dollarë) me Francën për ndërtimin e një flote prej 12 nëndetësesh.

Shoqëria ”Naval Group” fitoi tenderimin në 2016 për të projektuar nëndetëset për marinën australiane duke dalë fituese mbi propozimet e paraqitura nga Japonia dhe kompania gjermane ”ThyssenKrupp”.

Por, negociatat mbi kontratën përfundimtare ishin irrituese dhe madje vunë në pikëpyetje marrëveshjen vitin e kaluar për shkak të kolapsit të kostos dhe vonesave në prodhim.

Kryeministri australian Scott Morrison dhe ministri i Mbrojtjes Christopher Pyne u takuan me ministren franceze të Shërbimeve Ushtarake, Florence Parly në Canberra dhe nënshkruan marrëveshjen mbi nëndetëset.

Ndër të tjera, marrëveshja rregullon kohëzgjatjen, garancinë dhe certifikatën e pronës intelektuale. Kontrata është projekti më i madh i infrastrukturës dhe zhvillimit të Australisë si dhe prokurimi më i madh në fushën e mbrojtjes.

Morrison përshëndeti planin e guximshëm si “pjesë e investimit më të madh të Australisë për mbrojtjen në kohë paqeje”.

“Kjo do të thotë që jemi duke u siguruar që jemi në rreshtin e parë kur bëhet fjalë për anijet moderne dhe fuqinë e zjarrit”, u tha Morrison gazetarëve.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ska Problem.

    Enver paranojaku, i lajthitur i Boni leket nendetese e Bunkera e kallashnikov e avione.

    Ci dun shqyptaret ato.

    La popullin shqyptare pa Buke.
    E la Pa Buke Po e shpetoj nga rankovici e cubrillovici e zerva qe do e kishin ngul ne huj e bo si gardh. E shpetoj nga mutat e ali beu e we e donin hyzmeqar, nga hamitmatjoni paraardhesi I azemhajdorit.

    Neve te na rroje oligarkia dhe qeveria se Jane te omla Si hallva, te na rrnoje urabutka per me tregue se si ka Marru te gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *