Australia në hall me këtë insekt

Saimir Lleshi
Female paralysis tick (Ixodes holocyclus), small parasite capable of causing paralysis and death in humans and other non-resistant animals, on a human arm.

Më shumë se 800 njerëz janë infektuar nga një lloj i veçantë i alergjive për shkak të pickimit nga një insekt i vogël, i cili shkon pas mishit, salçiçeve.

Krijesa e vogël shkon veçanërisht gjatë pjekjes së mishit dhe nënprodukteve të tij, çka po detyron shumë njerëz që të braktisin këto lloj ushqimesh. Prekja nga insekti mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Në fakt, nuk është insekti vetë shkaktari, por kombinimi i lëngjeve të tij me disa baktere të tjera mund të sjell alergji ekstreme në rrugët e frymëmarrjes e njohur “Anaphylaxis”.

Gjithashtu, mund të shkaktohet rënia e tensionit të gjakut dhe ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe në raste edhe vdekja.

Paraliza mund të vijë nga bakteri “Ixodes holocyclus”, i cili ka prekur më shumë se 800 njerëz në plazhet veriore të Sidneit, duke shkaktuar një alergji të rrezikshme.

Insekti shpesh pickon edhe kafshët dhe më pas mishi i tyre shkakton alergji tek njerëzit. Rasti nuk është totalisht i ri, por më herët të prekurit kanë qenë të paktë në numër. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *