Australia ka pezulluar për herë të dytë lejen e qëndrimit për tenistin Novak Djokovic.
Vendimi i ministrit të emigracionit Alex Hawke do të thotë se sportisti, që hyri në Australi i pavaksinuar mund të dëbohet e kështu të mos marrë pjesë në “Australia Open”.
Megjithatë, 34-vjeçari serb mund të vazhdojë sfidën ligjore për të qëndruar në vend.
Djokovicit iu ndalua hyrja javën e kaluar për shkak se nuk ishte i vaksinuar. Ai tha se infektimi i tij me Covid në mes të dhjetorit plotësonte kushtet për të huajt që hynin në Australi, por autoritetet ia anuluan vizën me bazën se nuk ishte një përjashtim i vlefshëm.
Djokovic u mbajt në paraburgimin e imigracionit në Melburn për pesë ditë, ndërsa ai kundërshtoi urdhrin e dëbimit.
Të hënën një gjykatë anuloi anulimin e vizave të qeverisë pasi konstatoi se zyrtarët e imigracionit nuk kishin ndjekur procedurën e duhur.
o.j/dita

Perzureni serbin e llastuar,se jane mesuar keta te perkedhelen nga Evropa dhe Rusia..Ligji eshte njesoj per te gjithe dhe nuk ka perjashtime per serbet
Jo vetem aq por
Eshte ofendim per ata qe zbatojne rregullat
NOVAX Djokovic eshte i paafte qe te bej te tjeret qe ta duan