Australia do të aplikojë një tarifë shtesë prej 35% për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia, njoftoi Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë për shtyp të enjten.
“Australia do të lëshojë një njoftim zyrtar duke tërhequr të drejtën për trajtimin tarifor të Kombit më të Favorizuar (MFN) dhe duke aplikuar një tarifë shtesë prej 35 përqind për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia”, thuhej në njoftimin për shtyp.
Sipas CNN, në njoftim thuhej se Australia do të punojë ngushtë me partnerët për të siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.
Deklarata përkoi me fjalimin virtual të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në parlamentin australian të enjten. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy , i është drejtuar parlamentit australian përmes lidhjes video.
Apeli i tij ndaj tyre bazohej në kërcënimin ndaj sigurisë globale, nëse Rusia nuk ndalet në ambiciet e saj kundër Ukrainës.
j.l./ dita
