Australianët gjejnë gjilpëra në luleshtrydhe

Mila Hysotoci

Australianet u këshilluan javën e kaluar t’i prisnin një herë luleshtrydhet përpara se t’i kafshonin, nisur nga fakti që disa persona kishin njoftuar autoritetet se kanë gjetur gjilpëra të fshehura brenda këtyre frutave.

Në mbarë vendin, firma të ndryshme i tërhoqën prodhimet e tyre të luleshtrydheve nga tregu. Alarmi që ka shkaktuar kjo situatë te konsumatorët nxiti nisjen e një hetimi, ndërsa qeveria njoftoi se do të merren masa të ashpra ndaj individëve që zbulohen duke sabotuar ushqimin.

Nuk dihet përsa kohë, ai do të vazhdoje ta ndaloje rreptësisht shitjen e tyre. Një pjesë e prodhuesve të luleshtrydheve ankohen se situata është ekzagjeruar dhe se në këtë pikë, shqetësimet e publikut po nxiten nga histeria.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *