Austri, ministri i Jashtëm: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Elton Tafaruci

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Nuk është e drejtë të vazhdohet me një fushatë elektorale të përhershme, ndaj është më mirë të kthehemi në votime”, ka deklaruar Kurz.

Sa i takon udhëheqjes së partisë popullore OEVP, ministri 30-vjeçar nuk i ka fshehur rezervat e tij.

“Një gjë është e sigurtë, kështu nuk mund të vazhdojmë. Partia duhet të hapë dyert për më të aftët, duke filluar nga ata për të cilët lëshon teserën”, ka thënë Kurz.

Thirrja e Kurz vjen pak ditë pasi zv.kancelari austriak Reinhold Mitterlehner dha dorëheqjen nga posti, me argumentin se do të fokusohej në udhëheqjen e partisë popullore.

Në konferencën për shtyp, Kurz hodhi poshtë propozimin e social-demokratëve për një freskim të kabinetit qeveritar.

“Është e kotë të zëvendësosh disa fytyra dhe të shtiresh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Pas pak javësh do të jemi sërish në pikën e nisjes, duke vazhduar me fushatën elektorale”, tha Kurz.

Ai theksoi se, vendimi për të ardhmen e vendit u takon votuesve. “Ndaj, fjala duhet t’u kalojë atyre”, u shpreh ai.

Share This Article
1 Comment
  • Z. Kurz e keni shume gabim qe do te shkoni ne zgjedhje, merrni shembull nga Saliu, qe ne “Cadren e Krimit” kerkon celsat ne tavoline te Qeverise Legjitime.
    Merrni shembull nga Albanistani dhe nuk keni pse te beni eksperimente me zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *