Austria bën të detyrueshme vaksinën kundër Covid-19

Amelda Amelda

Austria ka bërë sot te detyrueshëm vaksinimin kundër Covidit. Presidenti i vendit Alexander Van der Bellen ka firmosur ligjin këtë të premte. Sipas tij, austriakët që janë pa certifikatë vaksinimi mund të gjobiten duke filluar nga 600 euro.

Kontrollet do të nisin duke fillujar nga 15 marsi.

Gratë që janë shtatëzënë dhe personat që janë përjashtuar nga vaksinimi për arsye shendetësore nuk do të preken nga ligji i ri. Përjashtimi zbatohet gjithashtu për njerëzit që së fundmi janë infektuar me Covid, 180 ditë nga data kur kanë bërë testin për Covid.

Ligji do të zgjasë deri më 31 janar 2024 dhe personat e pavaksinuar mund të përballen me gjoba që shkojë deri në 3,600 euro deri në katër herë në vit, nëse nuk janë në regjistrin e vaksinave.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *