Austria deklaron gatishmërinë për t’u mbrojtur nga emigrantët

Dita

Austria ka deklaruar gatishmërinë e saj përkundrejt zbatimit të masave të caktuara mbrojtëse në kufijtë e saj, në rast se Gjermania miraton kontrolle më të rrepta për emigracionin.

Në deklaratën e qeverisë austriake thuhet se Vjena shprehet e gatshme sidomos në marrjen e masave mbrojtëse për kufijtë jugorë, që përfshijnë ato me Italinë dhe Slloveninë.

Megjithatë, Austria nuk e thotë se për çfarë masash bëhet fjalë konkretisht.

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë shihet i ndarë në çështjen e emigracionit: Partia e kancelares Angela Merkel përkrah një qëndrim më mikpritës ndaj emigrantëve, ndërsa partneri i saj bavarez i koalicionit, Horst Seehofer është pro kontrolleve të rrepta.

Këto mosmarrëveshje u panë fillimisht si një arsye që mund të nxisnin Merkel-in për të kërkuar një koalicion të ri ose për të thirrur zgjedhje të reja.

Por pas disa orësh negociatash, Merkel dhe Seehofer deklaruan se të dyja palët kishin rënë dakord për një marrëveshje që do të funksionojë për të dyja palët.

Marrëveshja parashikon krijimin e qendrave të tranzitit ku do të mbahen azilkërkuesit, ndërsa bëhet vlerësimi i rasteve të tyre.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *