Austria dekoron Zhani Cikon

anazapta

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë dekoron me Kryqin Austriak të Nderit për Shkencën dhe Artin, Dirigjentin dhe Drejtorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, Zhani Ciko. Dekorata iu dorëzua dirigjentit të njohur më 24 Shator 2013 në Tiranë, nga ambasadori austriak Florian Raunig.  Zhani Ciko, i cili ka lindur në vitin 1945 në Tiranë, është që prej dhjetë vitesh Drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Gjatë viteve të fundit Ciko pati një bashkëpunim intensiv me Ambasadën Austriake në Tiranë, ndër të tjera në realizimin e projekteve të përbashkëta si “Vejusha Gazmore” në vitin 2011, “Flauti Magjik“ në vitin 2012 dhe “Don Giovanni” në vitin 2013. Ai  komenton rregullisht prej mëse 20 vitesh transmetimin e drejtëpërdrejtë të Koncertit të Vienës, në Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe prej 10 vitesh organizon nje event fundviti “From Vienna to Tirana“, ku në fokus janë muzika dhe baleti austriak.

Share This Article
3 Comments
  • Z.Ciko mund te jete gjeni ne art dhe muzike, por i mungon fisnikeria e nje njeriu te madh. Perdorimi politik qe i beri Berisha ia ka marre fytyren fare.

  • Nje Dekorate e tille nga Presidenti i Austrise, mendoj se na nderon te gjitheve. Profesori, thjesht, eshte “bartes” i saj, fale kompetences se larte profesionale. Urime Profesorit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *