Austria mbështeti vendimin e katër vendeve ballkanike për të penguar kalimin për thuajse të gjithë refugjatët, duke kërkuar mbylljen e kufijve për një kohë të pacaktuar.
Ministrja e Brendshme e Austrisë Johanna Mikel-Leitner tha se qeveria e saj mbështet masa për të kufizuar lëvizjen e refugjatëve që përpiqen të përshkojnë Ballkanin në drejtim të Evropës së veriut.
Mikel-Leitner tha për të përditshmen gjermane “Die Velt” se e ashtuquajtura “rruga përmes Ballkanit” duhet të mbyllet një herë e mirë sepse “ora nuk mund të kthehet pas” -siç u shreh ajo.
