Trajneri i kombëtares së Austrisë Marcel Koller ka shpallur listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Shqipërisë me datë 26 mars në Vjenë por dhe për takimin tjetër miqësor ndaj Turqisë.
Trajneri zviceran, ka përfshirë Alessandro Schopf i Schalke 04, ndërsa në listë pritje është Florian Grielitsch, që luan për Werder Bremen.
Nga lista e shpallur nga trajneri zviceran bie në sy prania e shumë lojtarëve nga Bundesliga e Gjermanisë, mes të cilëve dhe Alaba i Bayern, Garics i Darmstadt apo Baumgartlinger i Mainz.
Ndërsa në listë është përfshirë dhe Marko Janko i Baselit, që është shok skuadra me Taulant Xhakën te kampionët e Zvicrës, ndërsa nuk mungojnë dhe futbollistët e njohur si Wimmer i Tottenham Hotspurs, Fuchs i Leicecster Cityt apo Marko Arnautovic i Stoke City. /H.M/ Dita
