Edhe Austria po mendon për vendosjen e gardhit në kufirin e saj me Slloveninë.
Hungaria e ka ndërmarrë një vendim të tillë, e Sllovenia e ka në plan. Shkaku është i njëjtë: fluksi i lartë i emigrantëve që vijnë nga Siria e vende të tjera në luftë.
Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, ka thënë se ndërtimi i gardhit do të nisë brenda 10 ditësh.
Mikl-Leitner ka thënë se Austria po lufton “sepse Gjermania po merr shumë pak migrantë”. Mbi 700,000 emigrantë, shumica e tyre nga Siria, Afganistani dhe Afrika, kanë hyrë në Evropë këtë vit.
