Pak metra nga sheshi qendror i qytetit të vogël austriak të Braunau am Inn, pranë kufirit me Gjermaninë, ka lindur më 1889 Adolf Hitleri. Dekada më vonë, autoritetet e qytetit kanë pranuar se kanë frikë se hoteli ku ka banuar familja e diktatorit kur ky lindi mund të shndërrohet në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët nga e gjithë Europa.
Edhe pse Hitleri jetoi në hotelin e vjetër të shekullit të shtatëmbëdhjetë për disa javë, Rruga Saizburger Vorstadt, Nr.15 merr vizita të rregullta nga mbështetësit e ideologjisë së diktatorit. “Kam parë njerëz që vijnë nga Italia, apo Franca me qëllim për ta adhuruar”, shpjegon Josef Kogler, një profesor i Braunaut për BBC. “Mendoj se një prej tyre ishte profesor historie. Ai erdhi dhe më pyeti për vendlindjen e Hitlerit. Është e vështirë për t’u kuptuar”, shtoi ai. Edhe pse aktualisht hoteli është i mbyllur, vizitorët nuk kanë pushuar.
Pranë shtëpisë është ngritur një lapidar guri, në kujtim të të vrarëve në kampin e përqendrimit austriak Mathauzen dhe një mbishkrim thotë: “Për paqen, lirinë dhe demokracinë. Kurrë më fashizëm! Miliona të vdekur e paralajmërojnë”
Shqetësimi i Qeverisë austriake ka arritur një nivel aq të lartë saqë përgjatë viteve, që prej 1972, vetë Ministria e Brendshme e ka marrë me qira ndërtesën për ta dhënë për përdorim social. Nga hotel ai u bë një qendër ditore për të paaftët, por së fundi, më 2011, u mbyll për shkak se pronarja e ndërtesës nuk pranonte asnjë lloj rimodelimi të saj.
“Nuk pranon asnjë propozim për ta përdorur vendin si zyra apo për qëllime të tjera”, shpjegon historiani vendas Florian Kotanko. “Nuk lejon që të bëhet ndonjë ndryshim në shtëpi, prandaj nuk mund të rindërtohet asnjë dhomë, as të ndërtohen banja moderne, apo të instalohet një ashensor, kështu që është e vështirë”, shtoi ai.
Një nga propozimet që është përsëritur në vitet e fundit ka qenë konvertimi i hotelit në një qendër, apo muze për t’u përballur me të kaluarën naziste. Në mungesë të një marrëveshjeje, Ministria e Punëve të Brendshme u bëri apel ministrive të tjera të rajonit dhe atyre federale që të ndihmojnë për të vendosur të ardhmen e atij vendi.
Ndërkohë, banorët e qytetit të vogël nuk ndjehen rehat dhe mendojnë se kjo situatë po zgjon ide të fjetura dhe po nxjerr në dritë kujtime të parehatshme për të gjithë Gjermaninë dhe Austrinë. “Ne nuk jemi bij të Hitlerit”, siguroi nënkryetari socialdemokrat i Bashkisë së Braunaut. Madje edhe nënkryetari i dytë, Christian Schilcher, i partisë së ekstremit të djathtë “Liria”, mendon se është koha për të lënë pas të kaluarën. “Njerëzit janë të ngopur”, siguroi ai për BBC. “Kjo çështje është problem për imazhin e Braunaut. Duam që ky të jetë një qytet i vogël e i bukur, me turizëm dhe vizitorë”, u shpreh ai.

Lind pyetja:
Ku ka më shumë vizita?
a) Në kampet e nazistve ku vriteshin njerëz.
b) Në shtëpitë ku i ka vizituar hitleri apo ku ka lindur?
Kuptohet se “adhuruesit” e vemjes me emrin Hitler kur shkojne per vizite do pine ndonje kafe ose hane ndonje dreke bile edhe mund te flene ndonje nate ne ndonje Hotel te ketij qyteti dhe per mua kjo eshte edhe aresyeja se qyteti e don kete ndertese sepse fut leke ne restorantet dhe hotelet e qytetit dhe pra indirekt ne arkn e Bashkise se qytetit. Mediat Duan skup mediatik m.gj.se e dine mire se Hitleri dhe teorite e etije raciste ( lufta e racave ) nuk ka shans ne Europen e bashkuar dhe demokatike. Bile, pasuesit e Hitlerit nuk lejohen qe te kene parti dhe nuk lejohen ,me ligj ne parlamentet europjane.
Ehehehe, ju nuk jeni bijt e Hitlerit, po ne jemi bijt e Enverit (tuj e fillue prej Edvinit).