“Autizmi nuk është një gabim i sistemit, është një lloj tjetër i sistemit operativ.”
Kjo është motoja e “Auticon”, një ofrues ndërkombëtar i shërbimeve të teknologjisë informative. Kompania ofron asistencë në sektorin e teknologjisë së informacionit për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha në mbarë botën.
Por konsulentët që kjo kompani punëson janë të spektrit autik.
“Dihet prej kohësh se personat autik kanë të zhvilluara aftësi unike që i bëjnë të veçantë kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve komplekse, sidomos në fushat teknologjike dhe shkencore”, tha Alberto Balestrazzi, shefi ekzekutiv i Auticon Italia.
Misioni i Auticon është t’i punësojë këta njerëz, pas vlerësimeve të duhura të aftësive njohëse dhe pas një periudhe përgatitjesh për t’u përballur me mjedisin e punës, duke u ofruar atyre mundësi për zhvillim profesional në një kontekst të përshtatshëm me gjendjen e tyre.
Në të njëjtën kohë, kompania lejon klientët të ndërveprojnë me talente nga spektri i autikëve, duke ju ofruar konsulencën e tyre.

j.l./ dita
