Në qarkun e Korçës u regjistruan probleme të shumta, ndërsa reshjet e dëborës kanë vështirësuar situatën edhe brenda qytetit.
Prania e akullit në rrugët e qytetit bëri që një autoambulancë, shkon për të marrë një pacient afër zonës së njohur si “Trekëndëshi”, ka ngecur dhe për ta nxjerrë atë është dashur ndihma e qytetarëve.
Një situatë thuaje e njëjtë është regjistruar edhe në Dibër, ku e moshuara ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi automjeti mbeti në dëborë.
Sakaq, i gjithë qarku i Korçës ditën e sotme është pushtuar nga akulli, ndërsa numri i borëpastrueseve është i vogël dhe në shumë akse rrugore ka munguar kriposja.
h.b/dita
