Autobombë në Homs, 40 të vdekur

anazapta

Një autobombë ka shpërthyer në Homs, Siri, duke shkaktuar 40 të vdekur dhe shumë të plagosur. Lajmin e bën të ditur televizioni Al Arabiya, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve e zbret numrin e viktimave në 15.

Damasku

Edhe në kryeqytetin sirian shpërthimi i një autobombe ka shkaktuar 3 viktima dhe 35 të plagosur. Ndërkohë, artileria dhe aviacioni po sulmojnë pozicionet e rebelëve përreth Damaskut, që prej mëngjesit të sotëm. Luftimet vazhdojnë në Irbin, Mliha e Ghouta, praktikisht në të gjithë perimetrin përreth kryeqytetit.

Ish-gjenerali Manaf Tlass, ish-mik i ngushtë i presidentit Asad dhe ushtaraku më i lartë që ka dezertuar, në një intervistë për Sunday Times e përshkruan Asadin si një kriminel lufte që i ka shkëputur lidhjet me realitetin. “Nuk e di se si dhe kur do të fusë në përdorim armët kimike, por tashmë aeronautikën dhe tanket po i përdor kundër popullit. Përdorimi i armëve kimike do të ishte vazhdimi i së njëjtës logjikë. Ka rrezik t’i përdorë kur të shohë se po i vjen fundi”, tha gjenerali.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *