Autobusi bie në lumë, 26 të vdekur në Indonezi

J L

26 persona humben jetën dhe 13 të tjerë numërohen të plagosur pas rrëzimit të një autobusi në një humnerë rreth 150 metra dhe përfundoi në lumë në Palembang të Indonezisë.

Ndërkohë është duke u zhvilluar një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi me gati 120 persona që po punojnë për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve e për të nxjerrë trupat e pajetë.

Në autobus mund të kenë qenë rreth 50 pasagjerë, sipas autoriteteve që ndodhen në vendngjarje.

Aksidentet automobilistike janë të shpeshta në Indonezi si pasojë e terrenit të vështirë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *