Autobusi i Kamzës humb kontrollin, merr përpara babë e bir

Leda Hysa

Mëngjesin e sotëm udhëtarët e linjës së Kamzës në Tiranë janë përballur me momente tmerri. Autobus i linjës së Kamzës, për shkak të një defekti teknik ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë një djalë, i cili po ecte në trotuar së bashku me babanë e tij. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ngjarja është regjistruar pranë “Kthesës së Kamzës”.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të saj.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *