Autobusi përplas motorin, vdes 55-vjeçari në Tiranë

Bora Basholli

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Farkë të Vogël. Mëson se autobusi urban ka përplasur një motor dhe për pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Njoftim i plotë

Rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë për në spital drejtuesi i motoçikletës, shtetasi SH.S.

Drejtuesi i autobusit, shtetasi H. P. L, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

 

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • “Autobusi përplas motorin, vdes 55-vjeçari në Tiranë”
    “Mëson se autobusi urban ka përplasur një motor dhe për pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.”
    mor idiotër kur do të mësoni të shkruani si njerëz me llogjikë??
    si është e mundur që një autobuz të përplasë një motorr??
    si është e mundur që kur përplasen dy mjete transporti të vritet një njeri??
    si ka mundësi që të lëvizin dy mjete ashtu kot më kot??
    or idiotër drejtuesi i autobuzit ka përplasur drejtuesin e motorrit dhe jo autobuzi motorrin!!
    ose e kundërta!
    aksident që i ka shkaktuar vdekjen drejtuesit të motorrit!!
    mësoni o njerëz të shkruani shqip,kuptimshëm,me llogjikë!!
    more gazekarucë nuk e keni kuptuar se nuk jeni tu lujt me kalamojt e lagjes??
    nuk e keni kuptuar se ju duhet të jeni shëmbulli i mbarshtimit të gjuhës shqipe??
    ju jeni shkatërrimi i saj!jeni turpi i gjuhës sonë fantastike!!
    ju po e bastardoni në një gjëndje të tillë,që do të bëjë zhdukjen e saj para 2050s!
    kur lexoj tituj të tillë më kujtohen filmat me “transformator”!!

    • Jam shume dakort me ty, ose eic e thote Dita, vetejam..ose dakortesohem..
      Duket qarte qe gazekaret nuk e dine fare cfare thone. Kane degjuar tek tuk ndonje shprehje si ajo e dakortesimit, dhe nuk i mban me njeri. Shkruajne me pasion. Veteshkruajne me sakte..sipas Dites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *