Autobusi përplaset me trenin, 17 të vdekur në Rusi

Leda Hysa

Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e fundit shtetin rus.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga përplasja e një treni me një autobus në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës.

Një zëdhënës i hetuesit rajonal raportoi për 17 persona të vrarë në aksident, vetëm 100 kilometra larg nga kryeqyteti rus, në stacionin e trenit, Oblast Vladimir.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, sqaron se autobusi transportonte banorë të Uzbekut, një shtet tjetër fqinj i Kazakistanit.

Autobusi, ishte me targa nga ish-republika sovjetike, Kazakistani, siç raportuan agjencitë ruse të lajmeve, dhe u përpoq të kalonte hekurudhën me dritën e kuqe.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *