“Autogol” i Besës, frenohet nga Lushnja

anazapta

Dy barazime në dy ndeshjet e djeshme në Kategorinë Superiore, të vlefshme për javën e 21-të. Besa nuk ka mundur të shkojë dot më larg se barazimi 1-1 me Lushnjën, ndërsa Kastrioti dhe Teuta janë ndarë pa gola. Verdhezinjtë ishin në rrugën e mbarë për t’u ngjitur në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Laçi e Partizani, por kanë lejuar një gol në fund që u kushton mjaft, në çdo këndvështrim. Pas një ecurie mjaft të mirë në disa javë, skuadra e Artan Mergjyshit arriti të dilte nga zona e ftohtë e ta shihte veten pretenduese për të luajtur në Europa League.

Por, pavarësisht ngjitjes, rreziku është ende i pranishëm në këtë kampionat kaq të ngjeshur në renditje. Pikët e lëna në dy javët e fundit bëjnë që tani Besa të jetë gjashtë pikë mbi zonën e ftohtë, por me një ndeshje të luajtur më tepër, çka do të thotë se distanca mund të ngushtohet. Në këtë aspekt, barazimi i djeshëm në shtëpi me Lushnjën ka qenë një autogol i vërtetë për verdhezinjtë.

Miqtë janë barazuar përkohësisht me Tiranën dhe shpresojnë të përfitojnë sa më tepër nga ndeshjet e sotme, me bardheblutë që luajnë në Vlorë dhe përballjen direkt midis Bylisit e Vllaznisë. Vend-numëro edhe për Kastriotin e Teutën, të cilëve nuk u bën shumë punë pika e vetme që morën dje. Skuadra durrsake u drejtua nga Ilir Biturku, pas shkarkimit të trajnerit italian Roberto Sorrentino. Në formacionin durrsak ishte i pranishëm edhe Tefik Osmani, edhe pse është pezulluar katër ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Në bazë të rregullores, pas konsumimit të gjysmës së dënimit mund ta konvertosh në gjobë gjysmën tjetër, por Osmani ka munguar vetëm në ndeshjen e Kupës, kundër Lushnjës.

 

Java 21

Dje

Besa-Lushnja         1-1

Berisha 7′ / Trashi 83′

Kastrioti-Teuta      0-0

 

Sot

Kukësi-Laçi          14:00

Bylis-Vllaznia       14:00

Partizani-Skënderbeu 14:00

Flamurtari-Tirana    17:00

 

Renditja

 

N  Skuadra      P    Gol  F    B    H

1  Skënderbeu   41   30:15 12   5    3

2  Laçi         31   24:20 9    4    7

3  Partizani    31   19:15 9    4    7

4  Teuta        30   29:26 7    9    5

5  Kukësi       30   20:20 8    6    6

6  Besa         29   24:23 8    5    7

7  Flamurtari*  26   24:24 8    5    7

8  Bylis        23   19:19 5    8    7

9  Vllaznia     23   26:27 6    5    9

10 Tirana       22   10:18 6    4    10

11 Kastrioti    22   13:21 6    4    11

12 Lushnja      22   19:29 6    5    10

* Flamurtari -3 pikë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *