Autogolat

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Me Salën nuk keni takat! Një shpifje apo ëndërr e tij në diell po ju bënë tranazh e paçavure tërë Parlamentin e 23 qershorit. Kësaj i themi ne veriorët “Përça e sundo”. Gjarpri kapet nga koka dhe i këputen tentakulat. Qeveri pa shtet ka tre vjet e pa bereqet. Kjo Qeveri me një Saimir po përballon dhe Parlamenti me një Erion e një Taulant po qëndron. Të tërë jemi të habitur me këto 3 vjet me akuza e shpifje pa bereqet. Gjarpri duhet zënë nga koka, jo nga bishti, se tentakulat i ka të thella. Po trajneri me ekipin kombëtar çfarë po bën me disa lojtarë që po bëjnë autogola tani në prag të kampionatit Europian? Po për 2017-n? Si shpjegohet heshtja? Po lojtarët në stol a kanë vullnet e a janë të përgatitur? Këta që kemi në fushë ose janë të lodhur, ose kanë ndonjë siklet tjetër, helbete. Daj Sami, përshëndetje.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *