“Autoktonët”, Barcelona prishi rregullin 16-vjeçar ndaj Celta Vigos

DITA Online

 

Vendimi i Ernesto Valverde për të bërë rotacion në formacionin startues, në transfertën e “Balaídos”, ka bërë që katalanasit të përsëritnin një statistikë, që nuk “materializohej” prej një kohe të gjatë.

Fjala është për mungesën e lojtarëve “autoktonë”, në formacionin fillestar.

Kishte plot 16 vite, që Barcelona nuk luante një ndeshje në La Liga pa asnjë lojtar të formuar në “La Masía”, akademinë e vet, në 11-shen titullare.

Konkretisht, që nga 6 prilli 2002, kur Carles Rexach rreshtoi një ekip të “shkretuar” nga lojtarët “autoktonë”, që luajti dhe fitoi 2-0 ndaj Athletic.

Nëse në statistika llogariten edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve,  duhet të kthehemi pas 16 vite, për të mbërritur herën e fundit, kur skuadra katalanase rreshtoi një formacion startues pa lojtarë vendas.

Kjo ndodhi në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, në edicionin 2001-2002, kundër Real Madridit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *