Bahri Beci
Çamëria ndodhet në pjesën më jugore të Shqipërisë dhe në pjesën veriperëndimore të Greqisë së sotme duke filluar nga lumi i Shalësit në veri deri në Gjirin e Prevezës në Greqinë e sotme.
Ajoshtrihet gjatë Bregdetit Jon dhe zgjerohet në lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga veriu ka kufi lumin Pavël, kurse në jug Gjirin e Prevezës. Pjesa e saj veriore me qendër Konispolin bën pjesë në Shqipëri, pjesa tjetër, me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913iu dha shtetit grek.
Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi dhe Parga që gjenden jashtë kufijve shtetërorë; 7 fshatra gjenden brenda kufijve të Shqipërisë, me qendër qytetin e Konispolit.
E folmja e Çamërisë ka disa tipare që e veçojnë a dallojnë nga të folmet e tjera të shqipes. Me interesë më të veçantë janë këto:
- 1. Prania e bashkëtingëlloresl në ndërmjet dy zanoreve: golë gojë, bilë bijë, malë majë, milë mijë, val vaj, po edhe te: sosëlë sosje, dhënëlë dhënie, pjetëlë (pyetje); fëmilë, bilë, malë.
- 2. Prania e grupeve kl, gl: kloft, duke klar, klumësht, klisha, zglidh, glunas gjunjëzoj;
- 3. Prania e prapashtesës lë me të cilën formohen emra foljorë: vdekëlë vdekje, dhënëlë dhënje, marrëlë marrje dhe emra femërorë nga mashkullorët: mbretëlë mbretëreshë, priftëlë priftëreshë.
- 4. Prania e trajtave të përbëra të kohës së shkuar të foljeve pësore të formuara nga përemri vetvetor u, nga folja ndihmësekam dhe nga pjesorja e foljes që mbartë kuptimin: u ka bërë është bërë, u ka larë është larë, u kish frirë ishte fryrë, u kish bërë ishte bërë, u kish ngritur ishte ngritur etj.
Vjetërsia e këtyre tipareve dalluese të të folmes së Çamërisë
- 1. Prania e qiellzores së vjetër l në pozicion ndërzanor në fjalë si : golë gojë, bilë bijë, malë majë, milë mijë, val vaj, sosëlë sosje, dhënëlë dhënie, pjetëlë pyetje; fëmilë fëmijë, bilë bijë, malë majë.
/l/ indoevropiane në shqipen paraqitet me dy reflekse,/l/ dhe /ll/./l/ nëshumicën e të folmeve të shqipes ka evoluar në /-j-/, si p.sh. bil’ë> bijë, gol’ë > gojë, mal’ë > majë”. L-ja ruhet si e tillë vetëm në të folmet e arbëreshëve të Greqisë, në disa të folme të arbëreshëve të Italisë dhe në çamërishte.
l-ja tek fjalët e tipit golënga goli̭ā, malë nga mali̭a, fëmilë nga lat. familia, ftujë nga lat. *vitulea,ilë ijënga lat. īlia, val nga lat. olium etj., në çamërishte, në dallim nga të gjitha të folmet e tjera të shqipes, ruan një gjendjen më të vjetër të saj.
Grupi tingullor /lj/ ka evoluar në /j/, por në disa të folme, si çamërishtja dhe arbëreshët e Greqisë e të Italisë, ka evoluar në /l/; p.sh.: gojë (çam. golë) nga goli̭ā, majë (çam. malë) nga mali̭a, fëmijë (çam. fëmilë) nga lat. familia, ftujë (çam. ftulë) nga lat. *vitulea, ijë (çam. ilë) nga lat. īlia, vaj (çam. val) nga lat. olium etj.”
Meqenëse këto shndërrime kanë përfshirë huazimet latine, në vija të përgjithshme, si kohë e zhvillimit të tyre mund të përcaktohet periudha e marrëdhënieve të shqipes me latinishten.
- 2. Prania e grupeve të bashkëtingëlloreve kl, glnë fjalë si: kloft, duke klar, klumësht, klisha, zglidh, glunas gjunjëzoj, gluhë; klumësht; klan, të klarët, gluhë, gledh, glunas (e krijuar prej glu).
Të folmet e Çamërisë, disa katunde të Korçës (Dardha, Sinica, Qyteza), si edhe të folmet e ngulimeve shqiptare në Greqi, Ukrainë e pjesërisht edhe në Itali i kanë ruajtur këto grupe të pandryshuara.
Fakti se arbëreshët e Greqisë i kanë ruajtur këto grupe dëshmon se ata i morën nga atdheu që para se të fillonte evolucioni i tyre.
- Prania në këtë të folme e prapashtesës lë me të cilën formohen emra foljorë: vdekëlë vdekje, dënëlë, marrëlë dhe emra femërorë nga mashkullorët: mbretëlë, priftëlë.
Duke u nisur nga këto veçori albanologja e njohur ruse A. V. Desnickaja-s ka shkruar se “veçori më e dukshme që e dallon të folmen e Çamërisë prej të folmeve të tjera të zonës dialektore toske të jugut, mund të numërohet vetëm cilësia konservative – të ruajturit e palatalit të vjetër l, e gjithashtu të grupeve kl,gl, lk, lg. Kjo veçori konservative, si duket, është e lidhur me pozitën periferike të rajonit dialektor të Çamërisë”
Pra, sipas A. V. Desnickaja-s, e folmja e Çamërisë është konservative.
E vërteta është që e folmja e Çamërisë ka marrë pjesë në evoluimin e të folmeve të jugut në përgjithësi, po, në dallim prej tyre, ajo ka ruajtur disa tipare të vjetra si l-në intervokalike në fjalë si bilë bijë, malë majë, golë gojë, milë mijë, val vaj dhe grupet e bashkëtingëlloreve kl, gl në fjalë si klumësht qumësht, glisht gisht.
Është një e folme, pra, që, si asnjë e folme tjetër dialektore e shqipes, ka ruajtur disa tipare të vjetra. Në të njëjtën kohë edhe ka evoluar në pajtim me të folmet e tjera të jugut, çka tregon se ka qenë pandërprerë pjesë përbërëse e strukturës dialektore të shqipes, po edhe e historisë shqiptare në përgjithësi. Kjo flet, jo vetëm për vjetërinë e të folmeve të këtij rajoni dialektor,po edhe për një prani të hershme të bartësve të tij në këto territore.
Kemi të bëjmë, pra, me një argument nga fusha e dialektologjisë historike në të mirë të autoktonisë së shqiptarëve të Çamërisë. Kjo përligjet edhe nga të dhënat historike për këtë territor.
Në kohët antike, Çamëria quhej Thesproti dhe banorët e saj thesprotë. Thesprotia e lashtë ose Çamëria e sotme përfaqësonte krahinën më të begatë të Epirit, por jo tërësinë e tij.
Thesprotët ishin një nga 14 fiset epirote të përmendura në shek. IV p. e. r. nga Theopompi. Bashkë me kaonët e molosët, ata përfaqësonin fiset më të mëdha e më të fuqishme të Epirit. Historianë të antikitetit, si Tuqididi, Straboni, Polibi e të tjerë, i dallojnë thesprotët bashkë me fiset e tjera epirote si fise “barbare”, d.m.th. jo-greke.
Gërmimet arkeologjike kanë provuar se “kultura materiale, e zbuluar në Epir në periudhën parahistorike dhe historike, lidhet qartësisht me një popullsi jo‑greke” (N. G. L. Hammond). Gjetjet arkeologjike të kryera në rrethet e Sarandës e të Gjirokastrës, në tumat (kodërvarret) e Dropullit të Sipërm, në Vodhinë, Bodrishtë, Kakavi, në Mashkullorë, në kalanë e Ripësit e sidomos në qytetin e vjetër të Jermës flasin për një unitet kulturor të kësaj treve me trevat në veri të saj. Enët e baltës dhe në përgjithësi inventari arkeologjik i atyshëm, ka ngjashmëri të madhe dhe i përket të njëjtës kulturë ilire si ajo e gjetur në Vajzë të Vlorës e në Mat. Nga ana e tyre, të dhënat gjuhësore, edhe pse të kufizuara, provojnë se fiset e Epirit, të quajtura nga autorët antikë si “barbare”, i përkisnin etnosit ilir (J. E. Thunmann, F. Bopp, P. Kretschmer, E. Çabej). Kjo vlen me siguri për thesprotët, që banonin territoret e Çamërisë moderne (G. W. Leibniz, Th. Mommsen, G. von Hahn)”.
Por ç’gjuhë flisnin banorët e Epirit historik në lashtësi?
Disa albanologë të huaj dhe shqiptarë si Hahn-i, Kretschmer-i, Nilson-i, Çabej, Metais-i etj. kanë arritur në përfundimin që fiset “epirote” flisnin një gjuhë të ndryshme nga greqishtja, pra ishin një popullsi jo greke. Madje, disa prej tyre kanë mbrojtur tezën që ata kanë folur një gjuhë të njëjtë ose të afërt me gjuhën që flisnin në lashtësi stërgjyshërit e shqiptarëve që, sipas tyre, kanë qenë ilirët.
Kurse për disa studiues të tjerë, kryesisht grekë, epirotët ishin një fis grek ose i helenizuar, pra flisnin një dialekt grek.
Por a ishin të helenizuar apo jo banorët e lashtë të Epirit?
Duke pasur parasysh që huazimet nga greqishtja e vjetër në gjuhën shqipe, duke përfshirë këtu edhe viset më jugore të banuara nga shqiptarët, janë relativisht të pakta, mund të pohohet se Epiri, sidomos në viset e brendshme të tij, në periudhën e lashtësisë nuk ishte helenizuar.
Natyrisht, një mendim i tillë qëndron, në rast se banorët shqipfolës të periudhës së njohur historike të Epirit janë me të vërtetë pasardhës të drejtpërdrejtë të banorëve të lashtë jo grekë të asaj treve. Përndryshe, do të duhej pranuar që ata janë vendosur atje në një periudhë të mëvonshme, por, për këtë nuk ka asnjë dëshmi historike.
Por edhe sikur të pranohej pa asnjë rezervë një shtegtim i dikurshëm i stërgjyshërve të shqiptarëve nga vise më lindore të Ballkanit në trevat e tyre të sotme gjatë bregdetit të Adriatikut dhe të Jonit, një shtegtim i tillë duhet të jetë kryer shumë herët, shumë kohë para dyndjeve të legjioneve romake në Ballkan, dhe jo në kohë relativisht më të vona, siç mendojnë disa studiues si Barić, sipas të cilit një shpërngulje e tillë ka ndodhur gjatë shekujve II – III të erës sonë dhe Schramm, sipas të cilit një shpërngulje e tillë ka ndodhur aty nga fillimi i shekullit IX të erës sonë. Përkundrazi, prania e disa huazimeve nga greqishtja e vjetër dhe sidomos e një numri të madh huazimesh të vjetra latine në të gjitha të folmet e shqipes, duke përfshirë edhe ato të skajit më jugor të trevave shqipfolëse, dëshmon qartë që stërgjyshërit e shqiptarëve kanë pas banuar në pjesën perëndimore të Ballkanit, të paktën, qysh mjaft shekuj para erës sonë.
Disa studiues, duke vendosur lidhje etimologjike të disa emrave vendesh, fisesh dhe personash të viseve “epirote” me fjalë greke, kanë mbrojtur tezën që në trevën në shqyrtim flitej një gjuhë e afërt me greqishten. Mirëpo kjo tezë në përgjithësi nuk i ka qëndruar kritikës. Studiuesit anglez Hammond, në veprën e tij Epirus të vitit1967pohonte: “Dëshmitë arkeologjike tregojnë se kultura greke, siç shfaqet në poçeri dhe objekte të tjera, nuk depërtoi në Epirin e brendshëm, me përjashtim të Dodonës dhe atje vetëm në një masë të kufizuar, deri në shekullin VI. Dëshmitë historike në përgjithësi dhe përshkrimi i tribuve të Epirit të brendshëm si barbarë nga Tukididi, Straboni dhe Stefan Bizantini janë në harmoni me dëshmitë arkeologjike. Prandaj nuk mund të merret seriozisht ideja që gjuha greke u përhap prej qyteteve greke në bregdet dhe zëvendësoi një gjuhë jogreke, gjatë shekullit të pestë ose të gjashtë. Iliria qendrore ishte gjeografikisht shumë më e hapur për depërtim nëpërmjet Epidamnit, Apolonisë dhe Bylisit, por gjuha greke nuk e zëvendësoi gjuhën ilire atje në shekullin IV ose më vonë”.
Por, edhe sikur të pranohej pa rezerva një “ide” e tillë, është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të argumentohet që popullsia e dikurshme e trevave të të ashtuquajturit Epir, të banuara nga shqiptarët në periudhën historike, të ketë qenë greke apo e helenizuar në kohët e lashta. Një gjë e tillë do të parakuptonte që një popullsi e helenizuar apo e ndikuar fuqishëm nga kultura greke është çhelenizuar në rrymë të shekujve. Mirëpo në këtë rast lind vetiu pyetja: Ne ç’rrethana duhet të ketë ndodhur një proces i tillë, që do të parakuptonte dyndjen e një popullsie jo greke në viset e të ashtuquajturit Epir?
Raste të tilla janë të dokumentuara historikisht, kurse për një dyndje fisesh arbëreshe a shqiptare në trevat e Epirit në lashtësi dhe në mesjetën e hershme nuk ka asnjë dëshmi.
“Pra, a janë banorët e të ashtuquajturit Epir, sidomos ata që dëshmohen prej kohësh si shqipfolës, pasardhës të shpërngulurish arbëreshë gjatë shekullit XIV apo më herët a më vonë? Po të pranohej një hipotezë e tillë, kjo do të parakuptonte asimilimin e një popullsie greke a të helenizuar nga arbëreshët e shtegtuar atje. Mirëpo, po të mbahen parasysh rrethanat historike-shoqërore, atëherë del e qartë se nuk ka pasur dhe as nuk mund të kishte kushte për ndonjë asimilim të pretenduar të popullsisë “greke a të helenizuar” të të ashtuquajturit Epir nga arbëreshët a shqiptarët. Përkundrazi, faktet historike dëshmojnë një proces të kundërt. Mjafton të kemi parasysh helenizimin e shkallëshkallshëm të banorëve shqipfolës të Epirit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë e në mënyrë të veçantë helenizimin e Çamërisë pas vitit 1912 me shpërnguljen e detyruar të çamëve myslimanë për në Turqi sidomos gjatë vjetëve 1923 -1925, si edhe më vonë nënpretekstin se ata ishin turq, ose me shpërnguljen e tyre të dhunshëm në Shqipëri pas vitit 1945.
Gjithsesi, banorët shqiptarë në viset e të ashtuquajturit Epir në jug apo në veri të kufirit të sotëm shtetëror të Shqipërisë nuk mund të kenë qenë aty ardhacakë dhe të kenë asimiluar një popullsi të mëparshme greke a të helenizuar, që pa dyshim do të ishte e një niveli të ngritur kulturor dhe që për më tepër kishte edhe mbështetjen e autoriteteve qeveritare bizantine dhe më pas të qeverisë greke, si edhe të kishës ortodokse greke. Në një përfundim të tillë arrihet edhe po të kihet parasysh gjendja demografike e Epirit në periudhën e hershme të pushtimit osman, që del se kishte një përbërje etnike kryesisht shqiptare, që nuk mund të ishte rezultat i ndonjë shpërnguljeje pak a shumë të hershme.
Përbërja etnike e popullsisë së të ashtuquajturit Epir në defterët osmanë të shekullit XVI paraqitet me disa emra tipikë mbarëshqiptarë, që dëshmojnë qartë përkatësinë e tyre etnike jo greke. E kjo përbërje etnike nuk mund të jetë rezultat i shtegtimeve arbëreshe të shekullit XIV (apo më parë a më pas), që nuk mund të sillnin ndryshime të tilla rrënjësore në një trevë, ku ndikimi sidomos i kishës greke ishte shumë i madh.
Trajtat shqiptare të emrave të banorëve të Çamërisë të shënuara në defterët e Turqisë na japin mundësinë të ndriçojmë karakterin etnik të banorëve të saj. “Sipas Defterit të hollësishëm të vitit 1551 qyteti Ajdonat kishte 470 shtëpi, kurse në vitin 1583 kishte 600 shtëpi, të gjithë të krishterë.
“Duke u mbështetur në o nomastikën, kushdo, shkruante K. Frashëri, mund të dallojë përkatësinë e tyre etnike shqiptare.
Për t’i rënë shkurt, do të përmendim vetëm emrat e kryefamiljarëve, që banonin në qytetin Ajdonatit gjatë periudhës 30-vjeçare 1551- 1583. Kjo për arsye se ato dëshmojnë përkatësinë etnike shqiptare jo vetëm të banorëve të Ajdonatit, por edhe të fshatrave të tjera të Çamërisë, banorët e të cilëve e rritën popullsinë e Ajdonatit. Në defterin e vitit 1583 shënohen këta banorë të rinj të Ajdonatit: Stano Mazraku nga fshati Mazarek, Thanas Kokobraha nga Katuni, Llaq Rovima nga Prodani, Nika Pali nga Dragani, Dhimo Gjoni nga Skandali, Donaj Dhimo nga Skandali, Thanas Paleohori ng Paleohori, Todër Dako nga Zeleso, Thanas Çelengir-i nga Veliani, Jan Kalimati nga Zagoria e Janinës, Stamad Memistra nga Dragani, Mosko Lesac-i Llaq Cali nga Kerasova, Deda Cali nga Kerasova, Spani Cali nga Kerasova, Nikolo Ortiko nga Uzniqi, Nikolo Derolivari nga Pradela, Gjin Kemerxhi-u dhe Kond Morin-i nga Kajca, Bedri Meksi nga Merdan, Pervane Berber-i nga Kondani, Spani Hariko nga Visoka, Jani Ortiko nga Usniqi, Gjin Steri nga Gjuri, Karavesh-i nga Mazraku, Thanas Babushçi nga Prodani, Gjin Margërit-i nga Margëlliçi, Mano Pal-i dhe Dhimo Leka nga Dragani, Ali Abdullah-u nga Prodani, Uruç Abdullah-u nga Nuteshi, Pal Leka nga Dragani”.
Pothuajse të njëjtën panoramë paraqet edhe pasqyra e lëvizjeve të popullsisë në territoret e tjera të Çamërisë.
Në këto kushte besoj duhet pranuar që të dhënat gjuhësore, po edhe historike vërtetojnë autoktoninë dhe vjetërsinë e popullsisë shqiptare në territorin e Çamërisë së sotme, po edhe të Epirit të lashtë.

Hej ty t’lumt’ shkenca o profesor Bahrija.
Shka don me vertetue, se Dragan, Kokobraha, Thanas, Paleohori, Çelengir, Zagori, Stamad,,Lesaci, Llaqi, Kerasova, Uzniqi, Pradela, Kemerxhi, Kajca, Bedri, Merdan, Pervan, Berber, Visoka, Jani, Prodani, Ali Abdullah, Uruç jane kenë emra shqip? A kshu ke me e vertetue autoktonin?
Po emni Bahri a asht autokton?
Pash Zotin nalt n’qill, profesor!
Mos i ngatarroni njerzit me budallalliqe.
Kto lloj shkencash bahen n’ universitet t’Marin Mems me dekane Helena Kocaqen e dalun prej hinit t’Trojs.
Dikur kena pas vullnetaret e Enverit, e tash po kina Vullnetart e ktyne t’dyvet.
Mos e dhasht’ Zoti me u bashkue me kta.
Shkelzen, je budalla apo shtiresh! Perse kapesh pas emrave?! Sipas teje Armando Duka duhet të jetë argjentinas, sepse eshtë njëlloj si Armando Maradona! Në rast se ke ndonjë gjë të zgjuar të na ndihmosh edhe neve, mund të shkruash, përndryshe mbyllu në skizofreninë tënde.
incognito ase qysh me të thirrë?
at pytje me ja ba Bahrisë ase vedit qi i i ka rreshtue kta emna.
Camerine e due ma fort prej Bahrise e zotnise sate por jo tue e mbrojtë kinse tue ba shkence.
Kshtu fa schifo i dashtun incognito.
Futja nji t bertitme per lashtsine e kombit tone e ke per ta marre nji dekorate prej marin mems.
Tash duhet ta kesh kuptue dhashte zoti kush ashte budalli e skizofreni.
Markos Vallianatos: The untold history of Greek collaboration with Nazi Germany (1941-1944), Pelekys Books, 2014.
http://metaxas-project.com/
Bravo Shkelzen e more rrogen 300 euro me ket koment,te siguroj Janulla e lexoi,po kjo nuk ndryshon gje ne ate se cka ishte cameria.
GRAQIA do jete ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, e nxirë, e zgjebosur, e lyrosur, e sëmurë, me leprozë, parazite, përtace, pijanece, e pabesë, gënjeshtare, e gënjyer, mashtruese, e pafytyrë, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, tradhëtarja e Europës, e ndyrë, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, e pavarur me borxhe.
Përse po talleni. Vetëm një patronim sllav. “Dragani”. Prof. B. Beci është linguist përsë mbaru. I lumtë!
Klau (qua,wan) camce kleo greqisht.
Klishe (kishe) camce,Eklisia Greqisht.
Gluhe (gjuha) camce,Glosa Greqisht.
Femile camce family anglisht.
Bile Camce,(bije) bir salam Arabisht.
Femile Camce,(femije) family anglisht.
Priftele Camce (Prift) Priest anglisht.
Po tha Halmond dhe shume Albanolloge qe Epirotet ishin “Varvaros” (barbare) mbaroi kjo pune,gjithe Ballkani Shqipetare.
Toponimet e Lashta Greke te ndryshuara nga “Epirotet” Shqipetare tregojne se ju nuk respectoni historine,Identitetin Ilyre apo Epirote.
Polis si Buthrotos,Epidhamnos,Agios Saranda,Kostandinopoleos e Ilyrit Kostandin dhe te Kastriotis,qe turkoallvanosat e quajne Stamboll,Moskopolis,Agios Vasilis ne Bregdet dhe jo latinisht Shenvasi,Bylis ne Ballsh,Karavo-Stasi ne Karavasta,Arta ne Narte,Dhelvinaq ne Delvine,Avlllona ne Valona apo Vlone,Vlore,Argjiro-kastros ne Gjirokaster,Emathia ne Mat,Ilisus ne Lezhe,Episkopi ne Peshkopi,Dhiver ne Diber,Jeorgios Kastriotis Orthodhoks ne Gjergj apo Skender.
Kush ju ka “penguar” ju te vetequajturit Shqipetare te mos Nderoni Figura Perandoresh apo Heronjsh te Historise se Botes si Megas Aleksandros (keshtu u quart ne historine Greke,Ilyre,Epirote,Maqedhonase Alessandro,Kostandinos,Iustinianos Perandore Ilyre qe ju as qe I nderoni se nuk kini lidhje Ndergjegje dhe Shpirterore.
Mund te kini lidhje gjak,por kjo nuk ka shume rendesi se Dashuria tregohet me Vepra dhe jo me Hipokrizi.
Kush ju detyroi ta quani Thesalo-Nika Motren e Aleksandrit ne Selanik?
Odhiseun ne Uliks?apo Odise?
Zeusin ne Jupiter?
Afrodhitin ne Venus?
Aris ne Mars?
Athinen ne Minerva?
Nuk e kuptoj sa poshte kini rene ju te vetequajture Shqipetare te Arvanise,nga Arnaut,Arbereshe,Albane qe nderoni nje misionare me qellime antikombetare si Tereza kur ju Pretendoni se kini lidhje historike me Ilyret e Epirit?
Kaq idiote jini ju?
Ne fund te fundit,kjo tregon qe ju nuk kini patur Figura Ilyre apo Epirote Perandoresh,Heronjsh,
HaHaHa qirio pellamut.
Pse di shqip ti?
Nuk do dhe nuk arrin te kuptosh ate qe shkuan.
GRAQIA e formua vetem me 3 Shkurt 1830. Perrallat e tjera lexoji ne kisha bizantine.
Llum.
Mos shkruaj me Shqip sepse e ndot gjiuhen shqipe.
Meso historin, faktet flasin ndryshe
Shkenca Natyrore Biblike
Biblical Natural Science
John Duns – 1863
page 284
Gjuhët e epirotëve dhe maqedonasve i përkasin kësaj familje, e cila tani përfaqësohet në ato vende me shqiptare, gjuha e shqiptarëve ose e Arnautëve
The languages of the Epirots and Macedonians belong to this family, which is now represented in those countries by the Skipetarian, the language of the Albanians or Arnauts
https://www.google.com/books/edition/Biblical_Natural_Science/vIkEAAAAQAAJ?hl=en&gbpv=1&dq=The+languages+of+the+Epirots+and+Macedonians+belong+to+this+family,+which+is+now+represented+in+those+countries+by+the+Skipetarian,+the+language+of+the+Albanians+or+Arnauts&pg=PA284&printsec=frontcover
Nje e Vertete Shqiptare e Pamohueshme
A do ta lexojne(kuptojne) politikanet e Tiranes
Jam shume kurioz se cfare do thote mbas njohjes “shqiptar i metes” janullouai”
SHQIPTARËSIA E ÇAMËRISË NUK MUND TE
MOHOHET DHE AQË MË PAK TE FSHIHET!
Çamëria ose Thesprotia si pjesë e Epirit Ilirian është krahina më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare; e banuar që nga Lashtësia nga fiset Ilire të Thesprotëve, Mollosëve e Kaonëve. Historianët si Straboni, Tukiditi shkruajnë se banorët atje flasin një gjuhë “barbare” (pra jo greke).
Vete emri Epir vjen nga fjala Çame: Ipje-Shqipe; Në një legjendë për Pirron ,Çamët këndojnë:
“Mbreti Pirro në Ledhëz lerë, në kaha Iperoja të kemi nder
Edhe Skënderbeu I Madhërishëm Mbret I Shqipërisë dhe Princ I Epirit më 1456 , ne letren qe I dërgon Kardinality të Fermos, nënvizon:
Ne quhemi Epirotë.
Si luftrat e Pirros në lashtësi ashtu edhe të kohës së Skënderbeut, u krijuan mundësi Shqiptarëve të Çamërisë të vendosen në Itali- Kalabri; dhe jo për çudi flasin ende sot gjuhën Shqipe. Sa dallim nga shovinistat grekë që nuk lejojne të flasin gjuhën e nënës Shqiptarëve të lashtësisë ne trojet e lindjes?!
Gjuha është shpirti I popullit, ajo mbron Identitetin e tij së bashku me emërtimet e vendbanimeve, zakonet, veshjet e kulturën vërteton Kombësin
Në të famshin British Museum në Londër ekspozohen në një stendë 19 buste- figura artistike me mbishkrimin;
In 1791-92 some Albanian peasants found near Paramythia in Epirus.
Gazeta New York Times, me 2 shkurt 1880 midis te tjerave shkruan: “
The extraordinary courage of the Albanian -Suliots women;
Gazeta San Francisco më 17 Prill 1897 publikon një foto me nënshkrim;
JANINA, THE KAPITAL OF ALBANIA
Çamëria mban emërtimet e vendbanimeve thjeshtë Shqiptare që nga lashtësia e vazhdim:
Ledhës-I Piros,Lopës-Islam Pronjos, Sul-Shul I Marko Bocarit, Shëndjella, Gardhiq, Kurtec, Grika, Shënmriza,Rapëza, Vreshtëza e gjithe te tjerat; dhe me Gluhën e Perëndisë sic e quan Naimi I Pavdekshëm-gjuhën e Nenes Shqipe; ose më mirë sic shkruhet në librin e parë të Shqipes Mesharin e Gjon Buzukut me 1555; po ashtu edhe ne Dhjatën e Re perkthyer ne Gluhen e Perendise nga Metropoliti I Paramëthisë më 1877!.
Me Vendosmërinë, trimërin e Guximin, Shqiptarët e Çamërisë, Laberise, Mireditës etj. të drejtuar nga Abedin Pasha Dino, Abdyl Be Frashëri i detyruan Fuqite e Mëdha të anullonin vendimet e Padrejta të Kongresit te Berlinit me 1878 dhe te mos ndahej Çameria nga trungu i nanës Shqiperi Etnike per ti kaluar Greqise.
Në librin e historiano studjuesit Spiro Muselimi “Historiko Peripato ana tis Thesprotia( Vështrim historik nëpër ThesprotI-Çamëri)”; botuar në Janinë me 1974 dhe ribotuar po atje më 1997; nënvizohet se
deri më 1912 të gjithe Çamët-të krishterë e musulmanë flisnin vetëm shqip.
Njihet se shumica e komandantëve të kryengritjes të 1821; si Islam Pronjo, Lul Çapari, Marko Boçari e Bubulina ishin Shqiptarë dhe komandonin kryengritesat shqip dhe të falenderuar si vëllezër nga Ipsilanti-Kryetar I kryengritjes kunder turqëve. Por më 1840 Koleti me mbështetjen e rusëve hartoi ‘megaliden greke” me të cilën çdo ortodoks do quhet grek. Për më tepër, mbas pushtimit te Çamërisë nga greket, me 1913 metropoliti I ri I ne Çamërinë e pushtuar Neofiti, bëri thirje zyrtare :”të gjitha vajzat e krishtera do të venë në shkollat greke sepse nesër kur të bëhen nëna tu mësojnë fëmijve greqisht dhe jo tu flasin shqip:?!”
Mbas pushtimit autoritetet greke filluan deshqiptarizimin e Çamërisë, filluar me pushkatimin e Paris së Çamërisë, shpronësimet, ndalimin e mësimit të gjuhës shqipe, ndryshimin e emërtimeve, vrasjet dhe debimin e me dhunë nga Trojet Etnike Shqiptare
Këtu duhet shënuar se autoritetet Shqiptare gjatë mbretërimit të Mbretit Zog; Konispolin e mbajtën me emrin e saktë si n/prefekturë të Çamërisë dhe hapën konvikte dhe shkolla për të mbajtur dhe edukuar fëmijët Çamë me Gluhën e Perëndisë. Po ashtu ambasadori I Shqiperise ne Athine , I Nderuar Frashërli z. Mehdi Frasheri nëpërmjet Lidhjes se Kombeve, e detyruan Greqinë ta njohi Çamërin të banuar me Shqiptarë Autokton
Por mbas luftës politikanët e Tiranës meren me internacionalizmin: mbas komunistave grekë u miqësuan me sllavët serbë, pastaj me sllavët rus dhe së fundi me kinezët; duke i hequr nga programi enverist gjuhen e shqiptarëve vëllezër të Kosovës, Çamërisë e tj; bile edhe atehere kur rifilloi “miqësia” me Greqinë më 1971 , z.Lik Seiti-ambasador I Shqipërisë në Athine me vizitën e tij të vetme që mundi të realizoi takoi shumë të krishterë Çamë si edhe me kryetarin e Bashkisë së Gumenicës biseduan shqip; por jo për çudi asgje nuk u publikua për tu marr vesh se në Çamëri flitej mbare gjuha shqipe. U desh të vinte “demokracia” kur studjuesi historian i njohur z.Beqir Meta e shkruajti këtë te vërtete ne librin Tensioni Greko shqiptar me 2001. Gjate kesaj demokracie vetëm Atdhetari I lindur Dr. Alfred Sereqi në Asamblen e OKB tetor të 1994 si minister i jashtem kërkoi që Greqia të njihte masakrat, vrasjet dhe dëbimin me dhunë te mbi 30.000 Shqiptarëve Çamë, kthimin në vatrat e tyre etnike mijera vjecare së bashku me të drejtat e mohuara e lejimin e gjuhes Shqipe.
Gjatë kësaj “demokracie” në kundershtim të plotë me kanunoren e KOASH prunë në Shqipëri antishqiptarin më të madh -Janullatosin; mbasi I puthën dorën bile e “shqiptarizuan”( në foton e “shqiptarizimit” xhuxhi meta e uron me gotën e rakis së Skraparit); pavaresisht se nuk dinte asnje fjale shqip (duke “harruar” se më 1877 ish Metropoliti I Çamërise, Jakopi kishte përkthyer në shqip-Dhjaten e Re sepse te krishterët e Çamërisë Shqiptare, nuk e kuptonin meshën e të djeles në greqisht!!).
Ky Janullua “fetari”(faktikisht I asfalise greke); nuk lejon te hapi ndonje kishe ne gjuhen shqipe në Athinë për dhjetramijëra emigrantë shqiptare atje; aq më pak as nuk pranon tu bashkangjitet drejtuesave të tjerë fetar në ndjesën për Shqiptarët Çamë të masakruar nga shovinistat grekë?!
Janullua dërguar dhe porositur nga asfalia greke, ndërhyn për të përjashtuar nga parlamenti shqiptar ata pak deputetë se perfaqësonin Çamërin Shqiptare
Me porosin e asfalisë dhe Miçotaqit babe e bir, po e mbush perdite Shqiperine me shkolla greke me flamuret e te ashtuquajtur VE bashke me varet e pushtuesave me ligjin e luftes te 1940 qe jo pa qellim “Greqia mike” e mban ende në fuqi se vazhdon misionin e greqezimit fshehurazi( qeverine e Tiranes e ka zene gjumi?!); ne fshatra te Shqiperise jugore.
Dua të theksoj me krenari se të rinje Atdhetare Shqiptare si Hulumtuesi I kudo ndodhur I Shqiptarise, gazetari Marin Mema, zbulon me “Gjurmët Shqiptare”ne Tiranë, dhe sëbashku me Atdhetarin zhvillues te “Albanian Roots” Marko Kepi ne New York; mbeshtetur nga bashkeatdhetarët dhe me lejen e Bashkisë Njuorkeze,(jo me ndihme te Konsullates): me Flamuret Kuq e Zi mbajtur me krenari në duar të dhjetra mijera Shqiptareve nga gjithe krahinat Etnike duke kenduar e veshur me kostume kombtare i paraqesin botes mbare se:
CHAMERIA IS ALBANIAN ; jo revansh KERKOJME DREJTESI.
Po kështu bijtë Çamë, lindur ne Shqiperi- Enkeleda me xhaxhain Hysni Alushin, si bilbila me zerat e tyre shume te embel I kendojne botes mbare mallin e bukurite e Camerise mbushur me dashuri e dhimbje, pa harruar:
Sali Bollati- Mbijetuar genocidit grek NY, maj 2020
Emri Epir e ka origjinen e lashte nga emri Iperi se me vone e gjejme ne forment Pieri. Rrenja e ketij emri eshte Ipe se ne dialektin e Camerise sujet shqiponja.
Pra emri i kesaj krahine eshte Shqiperi.
Ky fakt eshte i mjaftueshem per te kuptuar se kush Jane banoret autokton te saj.
Emri Epir e ka origjinen e lashte nga emri Iperi se me vone e gjejme ne forment Pieri. Rrenja e ketij emri eshte Ipe se ne dialektin e Camerise sujet shqiponja.
Pra emri i kesaj krahine eshte Shqiperi.
Ky fakt eshte i mjaftueshem per te kuptuar se kush Jane banoret autokton te saj.
O Sali.
Historianet e Lashte Greke dhe Romake e kane shkruar Historine,ty ke “sy” te lexosh,apo jo?
Megjithese njeriu shikon me tru dhe jo me sy.
Perandori i fundit te Romes thote historia e botes dhe jo e Allahut,ishte Ilyri Megas Kostandinos i biri i Kostandinos Xlloros (mbiemri safi Greke,i bute shqip) dhe i Elenit.
Deri ketu ke ndonje kundershtim (contra)?
Po qe Polisi (Qitet nga Cita italisht) ne Nder te Tij u quajt Kostandino-poleos dhe ju hipokritet turq e quani Stamboll edhe per kete ke ndonje kunder-shtim (contra italisht)?
Po qe Perandoret Ilyre si Megas Kostandinos (keshtu quhej ne ate kohe) dhe Iustinianos ndertuan Agia Sofian (kjo tregon qe Ilyret i thonin Agia jo Shen nga Saint italisht) qe Baba juaj Erdogan e kthen ne Xhami,ju hipokritet e Allahut kini ndonje kunder-shtim (contra italisht)?
Po qe Ilyret i thonin Polis edhe per kete ke ndonje kunder-shtim (contra italisht).
Po qe Selaniku juaj turk quhej Thesalo-niqi (Nike) Greqisht,fitore (viktore italisht) e Thesalise edhe per kete je ndonje kunder-shtim?
Besoj se e “dini” ju hipokritet e vetequajture “Shqipetare” ,Emertim ky nga Flamuri Greke i Bizantit qe Nike greqisht eshte fitore dhe ka hyre ne Historine e Botes jo te Allahut qe ne fitoren e Grekeve kunder Perseve Marathonomaku me te mbritur ne Athine bertiti me te Madhe,Niqi.
Fituam dhe vdiq.
Ke ndonje kundershtim zoti Sali per keto Facte Historike te Greqise,Ilyrise,Epirit Madheshtore?
Sa per ty me comentin Lina po te them qe sot po kthehet Agia Sofia ne Xhami nga Barbaret Turq,Ruset deklarojne qe eshte “ceshtje” e brendshme e Turqise!
E shikoni se sa Mismirenjohes jane “Orthodhokset” Ruse apo te “Krishteret” amerikane?
Per nje Prift ne burgun e Turqise Amerika beri namin sa qe deklaronte qe do shkaterroj ekonomine turke po nuk liruat Pastorin.
Kurse per Agia Sofian e Ilyreve Greke ju dob…..at e tyrkut dhe fashisteve ferkoni duart.
Ata qe lexoni ju zonja Lina jane Anti Greke,Anti Ilyre,Anti Epirote,Anti Maqedhone.
Kjo duket edhe me sllavet e Maqedonise se Veriut tashme.
Sa ju intereson ajo që bëjnë turqit, por çfarë bëjnë Grekët siç ju duket !!
Ju zhdukët jo vetëm kultet fetare që nuk ishin të krishtera, por edhe ato kisha ortodokse që ishin shqiptare, ju i bëtë në formën e Kishës Ortodokse Greke, por jo vetëm kaq, ju hoqët emrat nga varret dhe i vendosët në greqisht në mënyrë që gjithçka te duket greke.
Po sa do qe te keni shkatërruar, nuk mund të shkulniti minaren në një me vend të Camerisë, dhe kur gazetari shqiptar u tha: se ketu kane banuar shqiptar, atij nuk u lejua të shkonte më në Greqi.
Cfar civilizimi qe keni!! ju nga mendja keni mbetur si ne shekullin XIX.
Edhe turqit edhe ju jeni të njëjtë, përveçse përfaqësoni fe të ndryshme.
Nuk ishin Grekët ata që vranë, dhunuan dhe dëbuan gra, fëmijë dhe të moshuar nga shtëpitë e tyre, në Cameri dhe kryen gjenocid apo ishin shqiptarë ata !!
Apo duhet të harrojmë se çfarë bënë Grekët në 1914, te cilet vran dhe dogjen Shqipërinë e Jugut.
Ne librin e Fanol gjithçka shkruhet atje, janë dokumente historike që duhet të lexohen në mënyrë që historia të mos përsëritet përsëri
Edith Durham ishte një dëshmitare e atij gjenocidi dhe deklaron se 100 vjet, Grekët të kërkojnë te falur shqiptarëve është shumë pak.
Enciklopedia Britannica:
The Encyclopaedia Britannica: A Dictionary of Arts
Hugh Chisholm – 1910
faqia 483
Shqiptarët janë raca më e lashtë në Evropën Juglindore.
Historia dhe legjenda nuk kane ndonje rekord të mbërritjes së tyre në Gadishullin Ballkanik.
Ata me sa duket janë pasardhësit e emigrantëve më të hershëm Arianë, të cilët përfaqësoheshin në periudha historike nga fiset ilire, maqedonase dhe epirote.
https://www.google.com/books/edition/The_Encyclopaedia_Britannica/yEMbAQAAMAAJ?hl=en&gbpv=1&dq=Aryan+immigrants,+who+were+represented+in+historical+times+by+the+kindred+Illyrians,+Macedonians+and+Epirots&pg=PA483&printsec=frontcover
Burimi: Akademia, Vëllimi 1 – Faqe 49, Kritika letrare – 1869
Source: The Academy, Volume 1 – Page 49, Literary Criticism – 1869
Fiset shqiptare këtu paraqesin një pjesë të popullsisë shumë të lashtë, të njohur zakonisht me emrin e shumë abuzuar “Pellazgjik”.
Orakulli i madh pellazgjik i Dodonës ishte në këtë vend (me gjasë afër Liqenit të Janinës), dhe lashtësia e dukshme e alfabetit shqip, veçoritë filologjike të gjuhës së tyre dhe karakteri i disa prej fjalëve, janë në favor të kësaj pikëpamje .
Të dy fiset kryesore shqiptare Ilirët dhe Epirotët janë të ndara me Rrugën Egnatia, qe ishin në antikitet, dhe kjo shton mundësinë që të njëjtat raca të banonin në atë vend, si me pas dhe tani.
https://books.google.com/books?id=n_LVAAAAMAAJ&pg=PA49&dq=The+Albanian+tribes+here+probably+represent+part+of+the+very+ancient+population,+commonly+known&lr=&client=firefox-a&cd=1#v=onepage&q=The%20Albanian%20tribes%20here%20probably%20represent%20part%20of%20the%20very%20ancient%20population%2C%20commonly%20known&f=false