Tiranë, automjeti përplas dy këmbësorë dhe largohet

anazapta

Një makinë ka përplasur dy këmbësorë në mbrëmje në  kryeqytet në rrugën “Pjetër Budi” . Automjeti që përplasi dy personat identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa u dhënë asnjë lloj ndihme. Të aksidentuarit janë nisur me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia rrugore ka nisur aksionin për kapjen e automjetit që shkaktoi aksidentin dhe sqarimin e rrethanave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *