Një automjet tip “Golf” i ngarkuar me kanabis është kapur nga policia e Sarandës pranë Bistricës. Makina ku udhëtonin dy persona nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.
Menjëherë në ndjekje të “Golf”-it është vendosur një automjet i policisë. Gjatë ndjekjes, automjeti i patrullës së policisë e ka përplasur “Golfin” dhe e ka nxjerrë nga rruga.
Gjatë kontrollit në automjet është konstatuar një sasi lënde narkotike.
Dy personat e ndodhur në makinë janë arrestuar nga uniformat blu.
s.a/dita

Profesionalizem I fshehur nder vite.