Gruaja 32-vjeçare Bujana Bushi, e cila humbi jetën në aksidentin rrugor mes Kavajës dhe Rrogozhinës më 30 korrik, ka vdekur si pasojë e hemorragjisë së brendshme të organizmit të shkaktuar nga tronditja e fortë e menjëhershme.
Ky ka qenë konkluzioni i mjekëve ligjorë pas kryerjes së autopsisë në trupin e 32-vjeçares, e cila humbi jetën si pasojë e aksidentit me makinë në fshatin Lekaj të Kavajës.
Mjekësia ligjore ka kryer verifikimet e veta në lidhje me vdekjen e gruas, për llogari të hetimit të nisur nga Prokuroria e Kavajës, për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Sipas burimeve nga hetimi i çështjes në Policinë e Shtetit, akti i autopsisë ndodhet në dosjen penale të hapur për ngjarjen. Në këtë dokument thuhet se vdekja e 32-vjeçares ka ardhur nga shoku traumatik, me dëmtime karakteristike për aksidentet rrugore.

Ashtu u dha dhe per Olldashin , ose deledash si I thosh Ramiu, dhe me aq e lane dhe qiveria dhe PDja qe dha e para versionin zyrtar te “aksidentit”.
Per qenerine (qeverine): “Ai ishte thjesht nje aksident”
Ajde diagnoze hajde ,keto degjohen vetem ne shqiperi