Autopsitë e viktimave të COVID zbulojnë të dhëna tronditëse

Ornela

Të dhënat tronditëse janë zbuluar pas kryerjes së autopsive te viktimat e Covid. Nga autopsitë ka rezultuar se ky virus i rrezikshëm prek trupin, duke shkaktuar mpiksje të gjakut.

Kjo deklaratë është bërë nga Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone. Disa pacientë me Covid-19 dihet se zhvillojnë problematika te koagulimit të gjakut, por shkalla dhe masa në të cilën ndodh është përshkruar si “dramatike”.

Në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku në damarë dhe jo vetëm. “Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë apo kanale të mëdha, por edhe në ato të vogla”, deklaroi Dr Amy Rapkieëicz.

Sipas saj, “Kjo është dramatike, sepse ne mendonim se problemet më të mëdha mund të ishin në mushkëri, por ne zbuluam mpiksje gjaku në çdo organ të trupit gjatë autopsisë”, tha ajo.

Autopsitë treguan gjithashtu diçka të pazakontë për qelizat e mëdha të palcës së eshtrave. Studiuesit shpresojnë të zbulojnë se si këto qeliza ndikojnë në mpiksjen e damarëve apo arterieve te gjakut.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Atehere holluesi tradicional aspirina duhet tu rekomandohet pacienteve qe ne ditet e para te prekjes, bashke me medikamentet qe ulin temperaturen.

  • Po autopsitë e bëra nga mjekë privatë, përse NUK TREGUAN ASNJË PACIENT ME KORONAVIRUS, APO RASTISI ????
    RASTISI DHE NË ITALI QË, NGA TË 50 PERSONAT QË ISHIN SHPALLUR TË VDEKUR NGA KORONAVIRUSI , PAS AUTOPSISË REZULTOI SE , ASNJËRI NGA TË 50 PERSONAT NUK KISHTE VDEKUR NGA KORONAVIRUSI, GJITHASHTU NË GREQI RASTISI QË DISA TË VDEKUR NGA KANCERI, ZEMRA DHE GODITJA NË TRU , U TENTUA TË PAGUHEJ E GJITHË SHUMA E VARRIMIT , NË KËMBIM TË NJË FIRME NË NJË SHKRESË, KU SHKRUHEJ SE, PERSONI NË FJALË NUK VDIQ NGA KANCERI, ZEMRA, GODITJA NË TRU ,ETJ, POR NGA KORONAVIRUSI, …..SA SHUMË RASTËSI PO MBLIDHEN !!!!!!!!!

  • Çfarë artikuj injorantë, pa kurrfarë faktesh, thjeshtë për të hapur panik, ose për ta mbajtur publikun akoma të fiksuar.
    Patologia thotë që ka parë thrombosis në venat e viktimave të Covud-19. Thrombosis krijohet në rrugët e gjakut edhe brenda orës kur je ulur, ose pa lëvizur, jo më për individët që kanë nga një javë të paktën në shtrirë në krevat, edhe janë në një moshë ku thrombosis ka përqindje të lartë ekzistence në trupin e njeriut.
    Publikimi i këtij studimi nga NY Langone medical center është thjeshtë lojë politike e “rracës më të zgjedhur në botë” për të vazhduar politikat e tyre subversive në politikën e NY.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *