Autorë dhe dëshmitarë të dëshpërimit

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Shpesh e mendojmë të ardhmen të begatë, por harrojmë që lulet e begatisë janë tharë. Gati një përgjigje të tillë dha edhe një studente para disa vitesh në studion e një televizioni. Gazetarja e pyeti: “Si e mendon të ardhmen?” Përgjigja ishte: “Të ardhmen e mendoj mbase të lulëzuar, por me lule të thara!” Në këtë përgjigje ka një të vërtetë, një domethënie. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, jemi autorë dhe dëshmitarë të dëshpërimit.

Koha ikën dhe ne ende prezantohemi me ngjarje të pazakonta, madje makabre, që për syrin dhe veshin tonë janë bërë më se të zakonshme (ngaqë ne nuk kemi forcën dhe mundësinë për të përmirësuar diçka). Jemi të detyruar të dëgjojmë dhe të flasim me njëri-tjetrin (ne populli) me ton të ulët, gati në heshtje. Sa dëshpërohet një çift pensionistësh, pasi kanë mbetur në vetminë e pleqërisë, pasi të katër djemtë punojnë për të huajt jashtë Shqipërisë. Ndryshe e kishin menduar pleqërinë, po s’qenka e thënë që të gëzojnë.

Dëshpërohesh kur dëgjon një grua që me filozofinë e saj origjinale shprehet: “Jetojmë ja kështu, si kot!” “Nuk na pëlqen e nuk na hyn në punë asgjë”, shprehen njerëz të tjerë të mbuluar nga dëshpërimi. Trishtimi dhe dëshpërimi janë e vetmja “pemë” që kanë mbjellë pushtetarët në kopshtin e madh të mjerimit. Pusht(e)tarët jetojnë ajkën e jetës, ndërsa të varfrit gjysmën e jetës.

Dëshmitarët origjinalë të këtij dëshpërimi dihet kush janë. Qenka e thënë që ne të plakemi nga dëshpërimi. Rinia të mbetet një lule që vyshket dhe thahet në dhe të huaj. Por të mos harrojmë se Shqipëria ka nevojë për blerim. E blerimi është rinia (brezi i ri). Këtë duhet ta dinë ata (qeveritarët e sotëm) që kanë në dorë fatet e blerim pas blerimit. Se ata që ikën me bisht në shalë e “arsimuan” rininë dhe e lanë rrugëve. Me shumë respekt! Sheref Mata, Kuçovë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *