Shkrimtarët në krah të protestave kundër Putinit

anazapta

Ligjet kundër “homoseksualitetit dhe blasfemisë” cenojnë lirinë e shprehjes, thuhet në letrën e hapur të nënshkruar nga 217 autorë në 30 shtete të ndryshme dhe të publikuar të enjten nga “The Guardian”

Mbi 200 shkrimtarë të shquar botërorë, mes tyre Günter Grass, Salman Rushdie, Orhan Pamuk, Margaret Atwood dhe Jonathan Franzen, janë bashkuar për të denoncuar ligjet anti-gei dhe kundër blasfemisë, duke shtuar zërat në protestën kundër presidentit rus, në prag të çeljes së Olimpiadës Dimërore “Soçi 2014”.

Presidenti Vladimir Putin i ka përshkruar lojërat olimpike si një projekt personal me synimin për t’i treguar botës madhështinë e Rusisë. Por, i gjithë procesi për shndërrimin e qytetit rus që shtrihet buzë Detit të Zi në mikpritësin e atletëve olimpikë është shoqëruar me debate mbi korrupsionin dhe abuzimin e të drejtave në Rusi.

Letra e hapur e shkrimtarëve dënon propagandën kundër homoseksualëve dhe kriminalizimin e fyerjeve fetare. Këto ligje i venë “veçanërisht në rrezik shkrimtarët”, thonë autorët. Günter Grass i është bashkuar tre laureatëve të çmimit Nobel për Letërsinë: Wole Soyinka, Elfriede Jelinek dhe Orhan Pamuk, e po ashtu Ariel Dorfman, Carol Ann Duffy, Edward Albee, Julian Barnes, Ian McEwan dhe Neil Gaiman. Midis tyre nuk mungonte as  novelëshkruesja më e famshme bashkëkohore ruse, Lyudmila Ulitskaya, e cila thotë se autoritetet e vendit të saj po përpiqen të imponojnë një kulturë ideologjike që në shumë aspekte imiton stilin e erës sovjetike.

“Represioni që Federata Ruse po ushtron mbi lirinë e shprehjes është thellësisht shqetësues. Prandaj është i nevojshem adresimi i tij në mënyrë që të rikthehet demokracia e shëndetshme në Rusi”, shprehet autori i “Vargjeve Satanike”, Salman Rushdie.

“Besoj se liria e fjalës së thënë dhe asaj të shkruar, liria e debatit dhe e mospajtimit, është më e qenësishmja që kemi ne njerëzit. Por, shoh që në Rusi ajo po tkurret. Zgjidhja ndaj atyre që të ofendojnë me fjalën është të flasësh dhe të shkruash kur të vijë radha jote dhe jo duke e shtypur apo zhdukur atë… Shpresoj që zoti Putin ta lexojë letrën dhe të ndryshojë kurs”, thotë Neil Gaiman

Tensioni nuk është ndjerë vetëm në botën e letërsisë. Gjatë javës së kaluar, televizioni informativ i vetmi i pavarur në Rusi “TV Rain” ndaloi transmetimet, pas shkatërrimit të  kabllove kryesorë. Një tjetër shenjë e peizazhit tashmë “të ndrydhur” mediatik është “ngushtimi” i agjencisë shtetërore të lajmeve “RIA Novosti”, e njohur për mbulimin relativisht të paanshëm të ngjarjeve në Rusi. Me një dekret “likuidues” të Kremlinit, ndryshimet do të hyjnë të plota në fuqi pasi të kenë përfunduar lojërat olimpike.

Në veçanti masat kundër homoseksualëve kanë ngjallur kritika të ashpra. Putin deklaroi muajin e kaluar se ligji nuk është diskriminues, por thjesht përpiqet të mbrojë fëmijët rusë nga informacionet e rrezikshme mbi homoseksualitetin dhe pedofilinë. Ai shtoi se gei-t do të jenë të mirëpritur në Soçi me kusht që të mos u “afrohen fëmijëve”.

Letra është pjesë e fushatës botërore “PEN International” që synon të vërë në dukje të ashtuquajturat “kufizime drakoniane të vendosura mbi lirinë e shprehjes” në Rusi qëkur Vladimir Putin u kthye në zyrën e tij në maj të 2012-s.

Megjithëse shkrimtarët e mirëpritën lirimin e 2.000 të burgosurve në muajin dhjetor, mes tyre anëtaret e grupit “Pussy Riot” dhe protestuesit e “Arctic 30”, ata e cilësuan amnistinë të motivuar politikisht për të zbehur kriticizmin ndaj represionit të të drejtave në Rusi, para Lojërave të Soçit.

Shembulli se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e autoriteteve ruse është arrestimi i dy aktivistëve mjedisorë këtë javë, të cilët kanë shkruar mbi abuzimet në prag të olimpiadës. Akuzat mbi ta, organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” i quan të sajuara./Dorina Gjuzi

Share This Article
10 Comments
  • Nuk e di per te tjerat por per homoseksualet Putini ka shume shume te drejte. Ai nuk nderhyn ne jeten e tyre private, por kerkon qe te ndalohet propagandimi i kesaj ” praktike”. Po perdor nje fjale te bute. Po ashtu ai u ka thene homove qe t’i lejne rehat femijet e vegjel. Pra ka dale kunder adoptimit te femijeve nga ata. Perendimi sa eshte ne renie dhe degjenerim te plote, aq vazhdon te mbetet edhe arrogant duke kerkuar qe te imponoje prirjet dhe shijet e tij perverse vendeve te tjera.

  • Zoterinj shkrimtare lereni njerezit te qete te shohin lojrat e olimpiades dimerore mjaft na e politizuat çdo gje, mos ja u qani hallin torresumave se daullja u punon ne rregull çdo 24 ore

  • Ç’bëhet kështu , more, ku vemi kështu?! E ashtuquajtura Bota Demokratike po imponon njerëzimit moralin e saj çnjerëzor që mban era mut.
    Për homoseksualet unë jam në një mëndje me Ekrem Spahinë, me Hitlerin, me Enverin, me Putinin , me dreqin e të birin dhe me të gjithë ata që neverisin pisat homoseksualë!
    Putin! Neve jemi te vegjël dhe s’na ka njeri në refene por, ti rezisto të shpëtosh njerëzimin nga ky pisllëk ndërkombtar i orkestruar!!

  • Kane plasur dhe ne perndim peticionet e intelektualeve. Une e mbeshtes putin. Ai nuk lejon qe evropa apo shba tja trazoje vendin duke fragmentarizuar shoqerine nepermjet grupeve minorqncash

  • Ju jeni dakort me nje Rusi me Putinin ne krye!? E kuptoni se cfare mbeshtesni dhe kerkoni!? Kjo ska te beje fare me influencen e Europes dhe SHBA-se.

  • vendet perendimore po mundohen te imponojne kudo demokracine pedofiljane dhe homosexuale. zoterinj te nderuar mbajeni per vete nese e deshironi por nuk keni pse tju imponoheni vendeve dhe kulturave te tjera.i pafshi hajrin dhe i ndjefshi lezetin

  • |Shtesë|
    Celebron!
    Meqënëse amerikani Xhon Mekejn dhe evropjania Doris Pack janë kundër Putinit, unë shqiptari, për të qenë euroatllantik, moderrn, kontemporan, bashkëkohor, duhet të jem kundër Putinit.?!!
    Pse të jem kundër Putinit kur ai thotë se c’do femër duhet të martohet me një mashkull dhe c’do mashkull duhet të martohet me një femër dhe jo ndryshe. Homoseksualizmi është një lloj genocidi sepse njerëzimi shuhet nga çiftimet homoseksuale.Natyra është e përsosur, kush ecën kundër saj është monstër!

  • Po po jam me Putinin,larg homoseksualet,jane kunder ligjeve te natyres,po mire mbas 100 vjetesh martesat do behen mashkull-mashkull dhe femer-femer po a do te kete bote pastaj ne riperteritje JO JO JO JO JO JO JO,jam me Putinin dhe me te gjithe ata qe nuk pranojne homoseksualitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *