Policia dhe prokuroria kanë sekuestruar dje një video, e cila ka filmuar momentin e vrasjes së efektivit Ibrahim Basha.
Video është siguruar nga një lokal në hyrje të Lazaratit.
Në të, sipas burimeve të policisë, duken të gjitha veprimet e kryera nga ana e efektivëve të RENEA-s, deri në sulmin ndaj këtyre të fundit.
Por, ndërsa në video duket vrasja e Ibrahim Bashës dhe plagosja e dy të tjerëve, autorët e vrasjes nuk duken në të.
Kjo, duke qenë se zona nga janë sulmuar efektivët, ka qenë 200 metra larg lokalit ku është filmuar video.
Por, edhe për shkakun se zona nga ku është kryer sulmi, është disi e fshehur nga rruga kryesore.
Megjithatë, kamera ka filmuar disa elementë të rëndësishëm për hetimet, që nga personat që kanë shembur avllinë, deri te veprimet e policisë.