Autoritetet holandeze bllokojnë pesticide të ndaluara me destinacion Shqipërinë

Bora Basholli

Një kontenier me pesticide kineze për Shqipërinë është bllokuar nga autoritetet holandeze në portin e Roterdamit. Kontenieri u bllokua 3 ditë më parë nga Autoriteti Holandez i Ushqimit dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumit në bashkëpunim me doganën holandeze.

Ngarkesa me pesticide u konstatua gjatë një inspektimi kufitar që autoritetet kryejnë për të shmangur hyrjen e ngarkesave të paligjshme përmes kontenierëve në zonën jashtë BE-së.

Ngarkesa me pesticidet kineze është blerë nga një kompani shqiptare që merret me import-exportin dhe tregtinë e medikamenteve veterinare. Referuar deklaratave të dyshimta të shitësit, Nutrivet BV, një kompani holandeze, se në Shqipëri nuk bëhet  regjistrim i këtyre pesticideve, po dhe të blerësit se në Shqipëri nuk ka detyrim ligjor për regjistrimin e biocideve, përfaqësuesi i Autoritetit Holandez të Ushqimit dhe Sigurisë kontaktoi autoritetet shqiptare duke tërhequr vëmendjen se në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, por edhe në shumë vende të treta pesticidet duhet të testohen që të jenë të sigurta për njerëzit, kafshët, bimët dhe kështu me radhë.

Dhe vetëm nëse pesticidet janë mjaftueshëm të sigurta atëherë bëhet regjistrimi i produktit nga autoriteti përkatës,në shumicën e rasteve Ministria e Bujqësisë, Ministria e Shëndetësisë ose Shërbimi Fitosanitar. Biocidet që përmban ngarkesa për Shqipërinë kanë emrat:  Cypermethrin 100 G / L EC, Deltamethrin 50 G / L EC dhe Amitraz 125 G / L EC dhe asnjëra prej tyre nuk është e regjistruar.  Pala hollandeze kërkoi informacion nëse lejohet importi i këtyre pesticideve kineze në Shqipëri dhe përdorimi i tyre nga fermerët shqiptarë, shkruan TCH.

Menjëherë kanë reaguar ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik që informuan palën holandeze se asnjë nga produktet kineze të destinuara për në Shqipëri nuk është e autorizuar të hyjë në tregun shqiptar e të përdoret në shëndetin publik. Në bazë të legjislacionit shqiptar, të gjitha produktet që tregtohen ose përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë i nënshtrohen procedurës së regjistrimit dhe se regjistrohen vetëm produktet të cilat janë të regjistruara më parë në një nga vendet e BE-së.

 

b.b/dita

Share This Article
10 Comments
  • kto pesticide tja cojn rames likes e sales per kalamajt e tyre ju lerofsha familjet ku ti keni megjith mace e qen

    • Hajduti Rama nuk do tja dije pse helmohen shqiptaret

      Nuk ka rrace me te ndyre se ky jeniceri Edi Rama

      Ky bir bushtre lejoi ne Shqiperi te futen produkte ushqimore nga Serbia ,
      per te cilat vete Vucic deklaroi se ato produkte qe shkojne ne Shqiperi e Kosove nuk mund te perdoren

      E kuptoni se ne krye te qeverise esht ARMIKU me i eger i Kombit Shqiptar ,apo akoma !

      Dhe asnjeri nuk i kerkon llogari ketij hajduti te ndyre , qe helmon dhe vjedh perdite shqiptaret .
      Se ishte edhe Fatos Nano hajdut dhe anti shqiptar , por nuk harrinte deri ketu , si Rama

      Turp tu vije qe mbani ne krye nje fundetine me ligesi akrepi si Rama

  • Mirë që e ndaloi Hollanda, se të ishte për doganierët shqiptarë do të kishte hyrë pa kurrfarë problemi.Shteti duhet të ndëshkojë porositësin kriminel.

    • O Adi, shteti i rama-vicerve nuk mund te ndeshkoje porositesit e ketyre presticideve, ngase rama-vicerit jane dhe do mbeten armiku numer nje per popullin e kombin SHQIPTAR dhe kete e ka vertetuar koha, se askush nuk u ndeshkua nga fermere, apo biznesmene qe i serviren ne vite popullit produkte ushqimore te tejngopura me hormone e kimkate qe po ja nxijne e shkurtojne jete shqiptareve.Dhe keto te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla nga FiksFare e gazeta Dita dhe me shume nga populli. Vetem PROTESTAT per shporrjen nga te tre pushtetet rama-vicjanet do te ndergjegjesonte prokurorine te bente detyre. Protesto, ne emer te jetes, moralit e dinjitetit njerezor te neperkembur e dhunuar brutalisht nga bandat korruptive-kriminale-ekstremiste-mafjozo-imoralo-politike rama-vicjane ne te tre pushtetet. Meta e cdekretoje dekretin per zgjedhjet lokale rama-vicjane te 30 qershorit, tashme populli duhet te protestoje deri ne lagimin e venjen ne bangen e Drejtesise bandat korruptive-kriminale-antishqiptare rama-vicjane. Protesto ramvicet kane kohe qe e kane mbushur e derdhur kupen e vrerit te tyre ndaj popullit e kombit. Dite me te mira do te vije pa rama-vicerit, beso, bindu dhe PROTESTO. Shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo e armiqeve dhe e tradhetareve. Dhe se fundi, babai i pavaresis se Shqiperise ka then;nje popull qe hesht VDES, kurse nje femije qe qane RRITET.

  • Mos Hollanda u ka ndryshuar drejtimin ketyre “biocideve”,se mund te kene qene per ne Hollande dhe ata i nisin per ne Shqiperi!Prite kur te degjomi qe nje ngarkese “kokaine “e drejtuar per ne Shqiperi u kap ne portin e Roterdamit , qe vlon nga drogat e forta dhe te butai(ne fakt ngarkesa mund te kete qene per ne Hollande)Nga Hollandezet mund te pritete cdo gje ,sidomos per Shqiperine !Vendosni nji ekspertin ton per mallrat Shqiptare ne portin e Roterdamit, ndryshe histori te tilla do te digjojme shpesh!

  • Dhe qahuni tani pse na ve viza Hollanda. Gjithe Evropa duhet te na beje bllokade dhe te pezulloje shtetin qe helmon popullin. Kompanite shqiptare, doganat.ministria e shendetesise..gjithe strukturat e shtetit te perfshira ne krim te organizuar. E helmojne, popullsine, bagetine dhe gjithcka si bisha sadiste. Nuk kane asnje lloj limiti.
    Dhe ju doni te hyni ne Evrope. Dhe shisni dhe pordhe pale.
    Thuajini Faleminderit 100 here Hollandes ee ka shpetuar jete njerezish.
    Permbyteni shtetin-mbyteni Ramutin.
    Jo PDja, por populli qe ushqehet me keto helme.

  • Fake news ose …Genjeshter me brire. Kontenieret qe vijne ne Durres, nuk kalojne fare ne Rotterdam. Port tranziti per mallrat e Kines jane Gioia Tauro dhe Pireu.

  • Kush e porositi ti mbyllet aktiviteti, te marre nje gjobe te madhe, dhe titullari ne burg. O plera, qelbaniker, e vuajteshi ne shendetin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *