Autoritetet kineze ndalojnë shfaqjen kosovare

anazapta

Autoritetet kineze kanë penguar pjesëmarrjen e një trupe tetrore të Kosovës në edicionin e 7-të të Shanghai International Experimental Theatre Festival (SIETF), të cilin e organizon Shanghai Theatre Academy (STA), aktivitet që mbahet nga data 10-18 tetor 2013. Qendra “Multimedia” ka qenë e ftuar të marrq pjesë në këtë festival me shfaqjen politike “Yue Madeleine Yue”, e cila ka pasur premierën më 24 shkurt 2012, në Volkstheater të Vjenës.

Autoritetet kineze i kishin aprovuar vizat për trupën kosovare, por tri ditë më pas, vizat janë anuluar pa ndonjë arsyetim. Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të marrin viza për Kinë, megjithatë, marrja e vizave nuk është lejuar për trupën e shfaqjes “Yue Madeleine Yue, bën të ditur për “Zërin” trupa teatrore.

Qendra “Multimedia” këtë vendim e quan arbitrar i cili sipas tyre ka konotacione politike.

“Qendra “Multimedia” u bën gjithashtu thirrje edhe autoriteteve zyrtare në Beograd që t’u japin fund shantazheve primitive, me anë të të cilave ata po bëjnë përpjekje që, kudo dhe kurdo që të jetë e mundur, të pamundësojnë pjesëmarrjen e artistëve kosovarë në ngjarje të ndryshme kulturore ndërkombëtare”, thuhet më tej në reagim.

“Yue Madeleine Yue” është një dramë politike për romët e padëshiruar në Europë. Pos në Vjenë, “Yue…” është shfaqur edhe në Gjermani, Kroaci, Serbi e Kosovë. /Zëri/

 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Kina s’mund te prishet me serbet per beogradin,ndersa udheheqesit tone bertasin akoma rrofte Kina,e dikush don me na e fute si gjuhe te dyte,ne menyre qe parullat femijet ti thone ne gjuhen kinezce.

  • Kjo qe ben kina tregon edhe arsyen kryesore perse Kosova nuk duhet te futet ne bisedime me Serbine

    Kosova duhet ti nderprese urgjentisht bisedimet me Serbine

    Spese nga bisedimet fiton vetem Serbia ndersa Kosova vetem humbet , nderkaq megjtihse bisedon ,
    Serbia nuk heq dore nga synimi per ta future Kosoven ne rjeten e saj –Dhe edhe bisedimiet Serbia i perdor
    per kete qellim qe ta fusi Kosoven ne kthetrat e saj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *