Autoritetet në Odessa: Një tjetër anije ruse po digjet në Detin e Zi

Amelda Amelda

Një tjetër anije ruse është përfshirë nga flakët në Detin e Zi, pas anijes së mëparshme dhe asaj Moskva.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Administratës Ushtarake Rajonale të Odessas.

Sipas tij, anija “Vsevolod Bobrov” u tërhoq në portin e Sevastopolit nga zona afër ishullit të gjarpërinjve pasi u përfshi nga flakët.

Nga ana tjetër Zëvendësprokurori i Kharkiv-it ka bërë të ditur se janë regjistruar deri më tani 1000 krime dhe 29 vrasje.

 

 

“Deri më sot kemi regjistruar rreth një mijë krime të kryera nga ushtria ruse në rajonin tonë. Midis tyre ka vrasje dhe përdhunime.”

Deklaratat, zëvendësprokurori, Andrei Kravchenko i bëri për kanalin francez Bfm TV. Vrasjet, saktësoi ai janë 29.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Keta marinaret ruse kane mesuar duhanin kohet e fundit. Nuk lane anije pa i vene flaken, padashje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *