Shtetrrethimi, Dronët dhe Dinjiteti

Leda Hysa

Shqipëria ka hyrë për të pestën javë rresht në shtetrrethimin e fundjavës. Ndryshe nga shtet rrethimet e mëparshme këtë fundjavë ai është zgjatur, nga 40 në 60 orë. Shtetrrrethimi ka nisur në pasditen e të premtes (17.04.2020) dhe përfundon të hënën, në orën 05:30 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve të emergjencës shëndetësore.

Autoritetet thanë për DW se zgjatja 20 orëshe synon shmangien e grumbullimeve të besimtarëve ortodoksë, që festojnë Pashkët, nesër (19.04).

Një vendim i qeverisë ka lejuar të dalin në paraditen e sotme (18.04),vetëm 3 orë, pensionistët, që masat kufizuese nuk i kanë lejuar të dalin fare nga banesat e tyre, që kur u shpall pandemia, më shumë se 1 muaj më parë.

“Pensionistët lejohet të dalin 3 orë vetëm për ajrosje dhe ecje më këmbë, duke ruajtur distancën e sigurisë nga njëri-tjetri. As për vizita, as për domino apo ulje shumë të rrezikshme në grup,” paralajmëroi kryeministri Rama.

Autoritetet thanë të shtunën se “epidemia është nën kontroll” por rreziku i infeksioneve të reja është i pranishëm. Grafiku i rasteve të reja të infektuara me virusin korona, herë ulet dhe herë ngrihet.

Dyzet ditë pas prekjes nga pandemia e COVID-19, Shqipëria ka gati strategjinë për të dalë nga izolimi dhe rifilluar aktivitetin ekonomik.

Kryeministri Rama bëri publike taktikat kryesore: hapjen graduale dhe distancimin social. Ai theksoi se “hapja graduale ka riskun e saj dhe mund të ketë sërish rritje të rasteve të të infektuarve pasi virusin e asgjëson vaksina”.

“Kërkohet distancim social i secilit, respektim i rregullave kryesore jo duke menduar policinë, Kodin Penal, por duke menduar prindërit, fëmijët, të afërmit tanë. Nuk është kohë për t’ia hedhur shtetit, por për të futur mirë në kokë që çdo shkelje mund të sjellë pa dashje një vdekje, larg qoftë brenda familjes” tha kryeministri Rama.

Që nga e hëna, Shqipëria ka zbatuar gjatë ditëve të javës hapje nga 05:30 në mëngjes deri në orën 17.30 pasdite. Brenda këtyre 12 orëve lejohet për 90 minuta vetëm një person për familje të bëjë pazar apo të blejë ilaꞔe.

Fillimi i javës që vjen do të sjellë një rifillim gradual të aktivitetit ekonomik dhe lehtësim të masave shtrënguese. Të parat do të jenë bizneset me risk të ulët për t’u infektuar dhe përhapur infektimin; në 2- 3 javët në vijim bizneset me risk të mesëm, kurse për bizneset me risk të lartë si baret, restorantet, qendrat sportive-kulturore afati i hapjes së tyre është i pacaktuar.

Rifillimi gradual i aktivitetit ekonomik do të bëhet nën një monitorim të rreptë nga Policia e Shtetit, ashpërsimin e gjobave dhe dënimeve për shkelësit, të parashikuara në amendimet e Kodit Penal, të sapomiratuara nga Parlamenti.

Kryeministri Rama i përligj ato me synimin për të patur sukses në hapjen graduale, rifillimin e aktivitetit ekonomik në sajë të mos përhapjes së infeksionit.

Burg për shkelësit, dronë për identifikimin e tyre

Kodi Penal i amenduar pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim. Tanimë cilido që shkel rregullat e izolimit dhe të karantinës, apo infekton të tjerët ndëshkohet penalisht me burg që shkon deri në 8 vjet.

Duke argumentuar në Parlament, ndëshkimet e rënda në Kodin Penal kryeministri Rama theksoi se “pothuajse 2,800 njerëz do të kishin vdekur nëse nuk do të ishin bërë të detyrueshme rregullat e karantinës”.

Kodi Penal parashikon që ꞔdo person i infektuar me virusin korona, që shkel rregullat e karantinës dhe infekton të tjerët, me dashje apo pa dashje, dënohet nga 2 deri në 8 vjet burg, kur shkelja e rregullave shkakton dëme të rënda, përfshirë edhe vdekjen.

Monitorimi i zbatimit të rregullave dhe kohës 90 minutëshe për të dalë nga karantina po kryhet që prej 6 ditësh nga Policia e Shtetit duke përdorur edhe dronë. Zukatja e tyre në gjithë territorin e Shqipërisë është një sinjal më shumë për të respektuar orarin e liridaljes.

Sipas të dhënave të policisë monitorim me dron rriti në 7 mijë numrin e qytetarëve të gjobitur dhe 1300 shoferëve që iu mor patenta, në të gjithë vendin.

Dënimet e ashpërsuara në Kodin e amenduar dhe përdorimi i dronëve është kundërshtuar nga shoqëria civile dhe organizatat e saj të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Erinda Skëndaj, juriste, Drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit e krikon ashpër ligjin e ri.

“Amendamentet e miratuara në Kodin Penal nuk janë proporcionale, kanë karakter represiv dhe cenojnë parimin e humanizmit në kushtet e kësaj krize humane të paprecedentë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe standartet ndërkombëtare lejojnë kufizimet e të drejtave të njeriut në kushtet kur jeta dhe shëndeti i njerëzve vihet në rrezik.

Por çdo kufizim duhet të jetë proporcional, në përputhje me gjendjen që e ka diktuar dhe të mos cenojë thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Përderisa në Shqipëri, ka statistika relativisht të ulëta të përhapjes së virusit korona, ndryshimet në Kodin Penal nuk ishin të nevojshme, të përshtatshme dhe as të justifikuara”, thotë Skëndaj për DW.

Cënim i të drejtave të njeriut sheh edhe tek përdorimi i dronëve.

“Prej tij mund të preket dinjiteti njerëzor i shtetasve, pra jo vetëm i shkelësve apo shkelësve potencialë. Përdorimi i dronit, për të identifikuar shkelësit në kushtet e pandemisë, ku frika është ajo që mbizotëron, mund të nxisë tek qytetarët, emocione negative dhe strese të provokuara në rrethana dhe kushte të ndryshme.

Për më tepër çdo pajisje është e gabueshme dhe nuk garanton vërtetësi dhe saktësi”, thekson ajo.

 

*****

Marrë nga Deutsche Welle. Titulli është i redaksisë

Share This Article
9 Comments
  • boll tu i vu mbiemrat qe s’ju takojn

    badave te

    Society Interes = Komiteti Hajnave

    nuk o bot njiher jerez mer amon .

    Kujtoni se po mashtroni tu vendos Maska te Huaja

    o nastradinat e Helsinkit !

    • Në fillim kreministri mendoi një garanci sovrane. Pastaj i pyetur sërish deklaroi se biznesmenët e mëdhenj mund të shesin vilën e tretë apo të katërt për të paguar rrogat e punonjësve. Sepse jemi në luftë.
      Siç është zakoni, këtë luftë në stil të gjerë e mikromizon kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj. I cili nën të njëjtën frymë deklaronte se të pasurit mund të shesin njërën nga makinat e shtrenjta që kanë.
      Ta lëmë mënjanë faktin nëse përfaqësues politikë mund të flasin kështu. Le të pyesim: kush blen në këtë kohë vila dhe makina të shtrenjta?
      Sigurisht do ishim të lumtur nga bamirësia e të pasurve, por si tatimpagues dhe punësues nuk mund t’u tregosh derën, pasi i ke privilegjuar kaq gjatë sepse nuk beson kush.

  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit eshte nje organizem fallci,kur na flet per karantinen por harron te denoncoje kryeministrin Rama qe ka ozoluar 700 mije pensionistet, duke i lene ne meshiren e vdekjes pa ASNJE SHERBIM MJEKESOR!
    Jane shkelur parimet kushtetuese te Lirive e te Drejtat e njeriut,detyrimet kushtetuese te qeverise per garantimin e jetes se njeriut,por ky komitet hesht dhe kete problem kaq te madh nuk e ze ne goje!
    Ozolimi i pensionisteve do te ishte jo i rrezikshem shume,ne se qeveria do te siguronte sherbimin shendetesir te tyre!
    Qindra mjeke,infermiere e laborante te qendrave shendetesore dhe atyre te specialiteteve,qe nga mjeket e familkes etj rrine pa asnje pune ne qendrat shendetesore,por asnje sherbim nuk u bejne pensionisteve ne shtepi!
    Kemi derdhur kontribute per sigurimin shendetesor tere jete, pikerisht,qe te na kthehen ne pleqeri ne sherbime shewndetesore,por qeveria na i mohin te drejtat tona duke i shperdoruar milionat trona per qellome korruptive te PPP etj!
    Per kete te ngreje zeruin Komiteti i Shpifur i Helsinkit e te mos na derdellite per gjera pa vlere!
    Behet fjale per jeten e 700 mije te moshuarve,gati gjysma e popullsise qe banon sot ne Shqiperi!
    Turpi ju mbulofte!

    • Komiteti i Helsinkit i sherben te njejteve pronare qe ju sherben edhe Rama. Por qe loja e manipulimit te kete kuptim dhe efekt, duhen te dy krahet gjoja ne opozite me njera tjetren. Kjo kuptohet, pa cenuar axhenden dhe rezultatin final te lojes qe kane vendosur pronaret.

  • se pritem te largohej gjermani i fundit nga Tirona mer

    oj pse
    pse

    ju dhisha Masken ( Komiteti Leshator )

    tuj xhambase qe

    me Helsinkin s’kju lidh asgja

  • Nëse shikon komentet në rrjetet sociale apo qasjen që kanë qytetarët për të drejtat e tyre del në përfundimin se:
    Se një pjesë e mirë e Shqiptarëve janë të bindur se liria dhe të drejtat e tyre hyjnore varen nga qeveria!
    Ky mendim të frikëson, dhe të bënë të mendosh se në këtë vend diktatura instalohet menjëherë, madje brenda ditës….
    E kuptoj që….skllavi ska çe do lirinë, se ska çbënë me të…

    • Ke shume te drejte. Shumica e njerezve jane pre e manipulimit te gjithanshem, i cili fle ne duart e te shiturve drejt nje finale qe kerkojne bleresit e tyre. Ketu qendron edhe fuqia e tyre kunder dobesise se shumices, e cila eshte kthyer ne specie gjitare ripertypese, qe ka harruar e humbur veten, zotin dhe shpirtin.

  • Nuk e kuptoj perse nuk hapen baret dhe restorantet! Po qe se shteti i le te hapura te pakten kursen rrogen qe duhet tu paguaj atyre.Do te thoni ju qe mund te kete dyndje njerezish por un s’e besoj sepse perderisa nga e hena -te premte lirija eshte vetem 1 1/2 ore vetem per nje person ne familje,perderisa pensionistet nuk mund te dalin i bie qe ne keto bar-kafe apo ristorante mund te kete pak njerez plus qe mund te porositen dhe baristet qe te ruajne distancen dhe nuk ndodh si ne ato bare qe ishin te hapura pa leje dhe ato 4-5 persona qe ishin brenda ishin ulur ne nje tavoline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *