Autoritetet zbulojnë komplotin e ISIS për të bombarduar Nju Jorkun

Ornela

Autoritetet amerikane kanë arritur të zbulojnë një komplot bombardimesh dhe sulmesh me armë të ISIS që synonin Times Square, vende ku mbaheshin koncerte dhe sistemin e metrosë në New York .

Të enjten, prokurorët treguan akuzat kundër kanadezit Abdulrahman El Bahnasawy, 19 vjeç, filipinasit Russell Salic, 37 vjeç dhe 19 vjeçarit amerikan por që banonte në Pakistan, Talha Haroon.

Që të tre u arrestuan muaj më parë dhe akuzat që u treguan tani tregojnë që autoritetet prej kohësh kanë kërkuar për bashkëpunëtorë të mundshëm të tyre.

El Bahnasawy ndodhet në një burg në SHBA ndërsa dy personat e tjerë priten të ekstradohen nga vendet e tjera ku ndodhen, që të përballen me akuzat e SHBA-së.

Prokurorët thanë se të tre personat kishin planifikuar që të bombardonin dhe të qëllonin mbi njerëzit në zona të ndryshme të New York gjatë muajit të Ramazanit në 2016.

Të tre personat e akuzuar kishin komunikuar me njeri-tjetrin në një aplikacion, por u kuptuan nga një agjent i inflirtruar, i cili sillej si anëtar i ISIS.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *