Autoriteti i Konkurrencës, nis monitorimin për çmimet e larta të hoteleve në Tiranë

Amelda Amelda

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur verifikimet për çmimet e larta të hoteleve në Tiranë, fenomen që është vënë re ditët e fundit për shkak të finales së Ligës së Konferencës midis skuadrave të Romës dhe Feyenoord.

Autoriteti i Konkurrencës e ka evidentuar këtë fakt dhe thotë se çmimet për datat 23-25 Maj janë shumë më të larta krahasuar me periudhat e tjera të vitit.

Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e  fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos dhe të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta. Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • KUR KA KERKESE TE MADHE CMIMET RRITEN APO JO… A JEMI NE TREG TE LIRE? LERINI PRA LIRI TREGUT, OJ KTA!

    PS: EDHE CMIMET E APARTAMENTEVE DHE QERAVE JANE RRITUR PO NUK PO E VE NJERI UJET NE ZJARR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *