Autoriteti masa për shoqëritë e sigurimeve për hapjen e tregut për konkurrencë

anazapta

Autoriteti Konkurrencës detyron kompanitë të vënë në funksionim programin Bonus-Malus për sistemin e individualizuar të sigurimit të detyrueshëm bazuar në të dhënat e të siguruarit, mjetit, historikut të dëmeve të shkaktuara dhe vendndodhjes; Ofrimin e shoqërisë së sigurimit sipas kërkesës së të siguruarit; Të lidhin marrëveshje me më shumë se 1 shoqëri brokerimi; shtypjen dhe tregtimi i policave të sigurimit me logon e secilës ndërmarrje. Këto janë disa nga kërkesat e Autoritetit pasi shqyrtimit të raportit të hetimit të thelluar në tregun sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta dhe pretendimet e ndërmarrjeve që operojnë në tregun e sigurimeve të paraqitura në seancat dëgjimore të datave 22 dhe 23 korrik 2014 dhe/ose depozituar me shkrim pranë Autoritetit të Konkurrencës. Komisioni i Konkurrencës në zbatim të qëllimit të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” për përcaktimin e sjelljes së ndërmarrjeve për të siguruar konkurrencën e lirë dhe efektive në treg,  gjykon se sjellja e ndërmarrjeve në treg bie në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg duke rritur në masë të njëjtë dhe fiksuar për një periudhë tre ditore primet e shitjes së produktit MTPL, si dhe duke përdorur sistemin e shitjeve të përqendruara nëpërmjet Star Broker për të ruajtur pjesët e tregut. Për të patur një efekt real në ndërhyrjen në këtë treg, bazuar në nenin 45/2 të ligjit, Komisioni i Konkurrencës shprehet me kushte dhe detyrime, për të gjitha ndërmarrjet objekt hetimi, si instrument për rivendosjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *