Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës përfundon në 2020

Elton Tafaruci

Ndërtimi i Rrugës se Paqes do të fillojë vitin tjetër.  Qeveria serbe njoftoi se Autostrada Nish-Merdarë-Prishtinë do të përfundojë në vitin 2020.

I pagëzuar me emrin Rruga e Paqes, ky aks që është pjesë e e korridorit të 10-të. Përmes Kosovës ai lidh Shqipërinë me Serbinë duke i dhënë kësaj të fundit akses në Portin e Durrësit dhe duke shkurtuar ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Beogradit.

Rruga financohet nga Fondi Europian për Ballkanit, një nismë e Bashkimit Europian për të thelluar integrimin ekonomik në vendet e rajonit. Ndërtimi i pritet të fillojë në vitin 2017 dhe e gjithë autostrada do të kushtojë 1 miliardë euro.

Përfituesja e vetme nga ky fond do të jetë Serbia, pasi Shqipëria dhe Kosova i kanë përfunduar segmentet e tyre.

Ndërkaq Shqipëria shpreson të përfitojë nga financimet e Bashkimit Europian për një tjetër projekt, atë të Korridorit të Kaltër. E njohur ndryshe si autostrada e bregut, kjo rrugë nis në Greqi dhe pasi përshkron të gjithë linjën bregdetare të Shqipërisë përfundon në Malin e Zi. Rruga ka një gjatësi 350 kilometër dhe pritet të kushtojë 400 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *