Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës temë kyçe në Samitin e Vjenës

redaktor

Autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, do të jetë një nga temat kyçe të diskutimit në samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më datë 27 gusht të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës në Serbi, Dejan Tifunovic, i cili ka thënë se shteti serb ka përgatitur një variant të gjithë projektit, që do të paraqitet gjatë samitit i cili do të mbahet në Vjenë, transmeton koha.net raportimin e Tanjug-ut.
Sipas kryeministrit Vuçic, Serbia do të mbulojë rreth 80 për qind të të gjithë projektit, të cilin e cilëson si mjaft të rëndësishëm për të tri shtetet.

Një nga temat tjera ekonomike që pritet të diskutohen në samitin e Vjenës, është edhe ndërtimi i hekurudhës Kralevë-Prishtinë- Shkup.
Këto dy projekte shihen si mjaft të rëndësishme për rrjetin e transportit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatësia totale e autostradës do të jetë rreth 384 kilometra, për ndërtimin e të cilës pritet të jepet drita jeshile në samitin e radhës, që do të mbahet pas pak ditësh në Vjenë.

Share This Article
4 Comments
  • A e keni vene re, me goje ne i kemi bere te gjitha! Delenxhillek me te madh, zor se gjen! Mbasi “mbaruan” rrugen Tirane – Elbasan, ate Kardhiq – Sarande, Qukes – Qafe Plloce, ate te Arbrit, Maminas – Peqin, etj etj, tani e kemi kthyer vemendjen tek autostrada Nish – Prishtine – Durres! Pika qe s’na bie! Kerkojne te na shmangin vemendjen nga situata katastrofike ekonomike qe na ka pllakosur! Pse, me lloqe Kavaje do te ece perpara vendi? Qofshi ju qe jeni! Mjere ai qe nuk e kupton, qe kemi te bejme me llafazane dhe mashtrues te kalibrit me te madh!

  • poshtersia e radhes ndaje sklleverve sqitare kjo duket ne kete teror shtetror qe p[o ben kjo qeveri duke i mare cdo qindarke ketij populli hallexhi qe jeton me 5 euro dita ky teror filloner ne 1 shtatore nga ky njeri qe mori mbeshtetjene e ketije populli po qe i sherbene si gjithe te tjeret antishqiptarizmit poshte terori ndaje popullite fisnik shqiptare qe komandohete nga llumi dhe injoranca qe financohen nga antishqiptarizmi perr te zhdukure shqiperne dhe shqiptaret gjithe ajo perulje te serbise i doli tymi ashti si qeveria qe iku qe ishete ne sherbime totale te serbis

  • *****Po kjo rruge Autostrad Nish-Prishtin I sherben serbise per te dale ne dete.Edhe rruga me kosoven nuk u ka sherbyer shqiptarve por serbise .Z politikan te rije ! : Ndertoni njehere SHQIPERINE shtepin tone te perbashket rruget e saje qe jane mizerapel ,zhvillo vendin tende dhe rruget turistike si te Lures te thethit dhe vendeve te tjra qe zoti I ka skalitur me bukuri prrallore qe kane mahnitur shume vizitor vendas dhe te huaj ,keto vende jane nje pasuri qe duhet shfrytzuar per turizem per shqiptaret dhe ballkan dhe europiane, pastaj mendo per hapje te reja ne interes te Serbise apo vendeve te tjera , por kur shtepine tende e ke rregulluar model !…####.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *