Punimet për autostradën Tiranë – Elbasan kanë shënuar edhe një viktimë. Aleks Kondi, 35 vjeç, punonjës në ndërtimin e urave është zënë poshtë nga kallëpet e hekurta me të cilat ndërtohen trarët e urave.
Policia e mbërritur në vendngjarje bëri të ditur se ka shoqëruar disa drejtues të punimeve, si dhe punonjës të firmës ndërtuese, të pranishëm në momentin e ngjarjes.
Nga hetimet e para, sipas bluve, rezulton se ngjarja ka qenë një aksident nga pakujdesia në punë.
Kondi mësohet se kishte vite që punonte në firmën greke që merret me ndërtimin e urave. Madje, po me këtë kompani ai kishte punuar më parë edhe në Greqi.