“Çdo autonomi e Kosovës është e pranueshme Kosova, edhe ajo më e zgjeruara është e mundshme, por njohja de fakto e shtetësisë së vetëshpallur, nuk është e pranueshme”, ka thënë patriarku serb i Kishës Ortodoks të Serbisë Irinej.
“Nuk guxojmë ta shkelim Kushtetutën tonë. Pushteti shtetëror ka përkrahjen tonë absolute që duke respektuar aktin më të lartë juridik, të gjendet mënyra më e mirë për bashkëjetesë të serbëve e shqiptarëve në Kosovë, ka thënë për gazetën “Novosti” kreu i kishës serbe.
Sipas fjalëve të tij, qëndrimi i KOS- it është i qartë për të gjithë: ”Ai është i pandryshueshëm gjatë historisë, e autoriteteve shtetërore, nëse i është interesuar qoftë dhe deklarativisht, këtë qëndrim e ka të ditur që nga vitet e 90-a, kur ka përshkallëzuar kriza”, ka thënë Irinjej.