Dëmtohet sistemi i transmetimit i OST-së, pa drita i gjithë jugu i Shqipërisë dhe Durrësi

Ornela

Një avari në Sistemin e Transmetimit të OST ka lënë pa energji elektrike disa qytete.

Në njoftimin zyrtar, mësohet se kanë mbetur pa dritat rajonet që furnizohen nga këto nënstacion, më konkretisht Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje.

“Në orën 09: 15 si pasojë e një avarie ne Sistemin e Transmetimit të OST është ndërprerë furnizimi i nënstacioneve të OSSH në rajonin Durrës dhe atë Jug-Perëndimor.

Si pasojë kanë mbetur pa energji rajonet që furnizohen nga këto nënstacion: Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Kavajë dhe Lushnje. Aktualisht janë duke u kryer veprime operative për rikthimin e furnizimit nga rrjeti i OST të nënstacioneve në këto zona”, njofton OSHEE.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Difekti nuk ka ndodher ne KETO NENSTACION.
    Difekti ka ndodhur ne NJE NENSTACION,nga i cili dalin linjat qe furnizojne qytetet e meposhtme te jugut te Shqiprise.
    Hartoje mire lajmin!
    Shko merr informacion te sigurte ne cilin nen stacion ka ndodhur difekti?
    Nen Stacionin elektrik 400/220 KV, KASHAR, qe sot sherben si nyje lidhese dhe shperndarese e sistemit energjitik mund te kete ndodhur difekti.
    Ne nen/stac.220/110KV Durres mund te kete ndodhur difekti.

  • Ka filluar fushata elektorale. Ata qe merrnin rraketat, dhe qellonin shtylate e tendionit te larte, tani nuk veprojn me ne ket metode, pore veprojen ne metoda te fshahta per te krijuar shqetsime dhe mundesishte edhe revolte , per munges te energjis Elektrike.
    Keshtu eshte kure mbahen ne pune edhe demokratet, pore ata teni vihen ne levizje nga forcat opozitare per te sabotuar me te gjith mundesite.
    Edi Rama e ka zbatuar formulen pertej te majtes dhe nte djathtes, pore e djathta nuk eshte partnere serioze per te kontribuar ne ecjen perpara,
    Historikishte keta jane destabilizues dhe qellimishte shfrytzojn te gjitha mundesit per te shkaktuar tensione, nepermes lejimeve te qellimshme te difekteve te renda.!
    Duhet analizuar keto difekte dhe duhet te nxiret pergjegjesia.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *