Avdullah Hoti merr sot detyrën e kryeministrit

Leda Hysa

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të marrë sot zyrtarisht detyrën. Ish-kryeministri, Albin Kurti, deklaroi një ditë më parë se nuk do ta bëjë dorëzimin e detyrës tek ai i cili e ka shkarkuar.

“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, pasi nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që u dorëzua edhe te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejtë” tha ai nëpërmjet një video-mesazhi.

Kurti e shkarkoi Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pas shkarkimit të Qeverisë së tij më 25 mars, pas mocionit të mos besimit, të iniciuar nga partia e Isa Mustafës, me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës për 51 ditë.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës te kryeministri i ri Avdullah Hoti mbahet në ora 9.00.

Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti, sipas analistëve politikë në Kosovë do të përballet me presion e sfida të mëdha, si në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe atë të jashtëm.

Analistët konsiderojnë se për shkak të brishtësisë së numrave në kuvend dhe përbërjes së koalicionit, ajo do të jetë në presione të vazhdueshme.

Qeverinë e re e Kosovë e përbën koalicioni qeverisës ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe partive të komuniteteve të tjera.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *